Film

“Heroi” i Kryeziut nga sot në kinematë e Tiranës

 Nga sot, filmi “Heroi” i regjisorit Luan Kryeziu do të shfaqet në kinemanë “Millenium” dhe në rrjetin e kinemave të kryeqytetit shqiptar, “Imperal” dhe “Kinema Agimi”.

heroiKy film është një rrëfim për një ish-luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që  përballet me jetën e vështirë pas luftës.

Filmi i bashkëfinancuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës e ka pasur premierën në Shqipëri, në nëntor të vitit të kaluar, ku ishte shfaqur në kuadër të festivalit “Tirana International Film Festival”.

Regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Luan Kryeziu, ka thënë se “Heroi” do të jetë pjesë e repertorit të rregullt të kinemave në Tiranë.

“Do të shfaqet disa ditë, por secila kinema mund të vazhdojë ta shfaqë filmin nëse ka shikues”, ka thënë Kryeziu.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button