PolitikaPresidenciale

Fleckenstein takon Nishanin: Shteti ligjor, kultura politike europiane dhe shoqëria civile, kyçe për integrimin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, është takuar sot me Raporterin e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, të cilit i ka përcjellë mirënjohjen për institucionet europiane dhe posaçërisht angazhimin e dy familjeve të mëdha politike që përmes dy eurodeputetëve u angazhuan për rikthimin e normalitetit të jetës parlamentare në Shqipëri.
Nishani-FleckesteinNga ana tjetër, raporteri Fleckenstein nënvizoi se “shteti ligjor, një kulturë politike europiane dhe angazhimi më i madh i shoqërisë civile janë tre çështje thelbësore të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE”.

Presidenti theksoi se për Shqipërinë nuk ka asnjë alternativë tjetër ndaj integrimit europian, edhe pse ky është një proces, dhe si i tillë do të marrë kohën e nevojshme për t’u realizuar, të ndihmuar, në partneritet dhe bashkëpunim me Bashkimin Europian.
Eurodeputeti Fleckenstein vuri në dukje se bashkë me shumicën e kolegëve të tjerë në Parlamentin Europian ndan bindjen se Shqipëria i përket Europës, dhe se anëtarësimi i saj është çështje kohe.

Në kuadër të hartimit të raportit mbi shkallën e realizimit të reformave që ka bërë Shqipëria, që do të miratohet së afërmi në Parlamentin Evropian, biseda mes presidentit Nishani dhe Fleckenstein u përqendrua në ecurinë e reformës në drejtësi dhe marrëdhëniet ndërinstitucionale.

Kreu i Shtetit informoi Fleckenstein se ende nuk ka një platformë të reformës në drejtësi, por ka një ngecje në linjën e retorikës politike, duke tërhequr gjithashtu vëmendjen mbi ndryshimet ligjore fragmentare e të njëanshme, të cilat po vazhdojnë pavarësisht angazhimit për një reformë tërësore dhe gjithëpërfshirëse, veçanërisht me domosdoshmërinë e përfshirjes së Komisionit të Venecias.

Presidenti i Republikës e garantoi eurodeputetin se do të qëndrojë i palëkundur në mbrojtje të parimeve kushtetuese dhe standardeve europiane, në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe të avancimit të agjendës europiane të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button