Kosova

Plani Qeveritar, në fazën finale

Qeveria e vendit tashmë e ka përgatitur draftin e parë të Planit Vjetor, të cilit pritet t’i bëhen edhe disa ndryshime, në mënyrë që më pas të miratohet në fund të këtij muaji nga Kuvendi.

plani-qeveritar-n-euml-faz-euml-n-finale_hdKryeministri, Isa Mustafa, kohë më parë ka deklaruar se ky Plan do të përgatitet deri më 15 janar, mirëpo miratimi i tij do të vonojë, për shkak se legjislatura e vendit është në pushim deri më 20 janar, shkruan “Zëri”.

Ndërkaq, kryeministri Mustafa në një intervistë për Telegrafin pati thënë se prioritet themelor i programit është zhvillimi ekonomik.

“Programi është harmonizuar para se të konstituuohet Kuvendi. Tani ne programin e kemi nëpër ministri, në mënyrë që ai të konkretizohet dhe të bëhet agjenda e realizmit të programit, edhe agjenda kohore, por edhe kostoja të përcaktohet. Jemi duke punuar edhe në planin e Qeverisë. Do të përfundojë më 15 janar, do të aprovohet plani i punës së qeverisë për vitin 2015, kështu që të gjitha këto i kemi të gatshme”, u shpreh Mustafa.

Ai ka thënë se prioritet themelor i programit është zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës.

“Për këtë arsye ne i kemi dhënë programin nëpër ministri të shohim se çfarë do të ndërmarrin ministritë për ndryshimin e agjendës ligjore, në mënyrë që ne të krijojmë rrethana dhe ambient më të mirë për investime të jashtme direkte dhe për investitorë të brendshëm dhe si të mundësojmë që të hapen më shumë vende të punës e që të kemi një rritje më të shpejtë ekonomike. Tjerat janë të orientuara kryesisht në zhvillimin e shtetit ligjor, në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe këto do t’i bëjmë me shtyllën e drejtësisë, me prokurorinë, gjyqësinë në mënyrë që atyre tu sigurojmë pavarësi të plotë, por edhe të sigurojmë kushte materiale që ata të mund ta bëjnë punën e tyre pa pengesa”, theksoi kreu i ekzekutivit.

Më tej, ai vlerësoi se reformat në arsim dhe shëndetësi që janë të domosdoshme të bëhen, por këto reforma do të mundohemi t’i bëjmë jo në formë fushate, por të jenë substanciale në mënyrë që të mos merremi gjithmonë me to.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button