Kosova

Thaçi: Çështja e Kosovës në Amerikë nuk ndahet në vija partiake

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka komentuar të enjten zgjedhjen e lidershipit të ri në Kongresin amerikan.

tha-ccedil-i-ccedil-euml-shtja-e-kosov-euml-s-n-euml-amerik-euml-nuk-ndahet-n-euml-vija-partiake_hdLexoni më poshtë postimin e tij në rrjetin social Facebook:

“Dhoma e Përfaqësuesve dhe Dhoma e Senatit në Kongresin amerikan tashmë kanë fituar llidership të ri pas zgjedhjeve të vitit të kaluar në Amerikë.

Uroj Senatorin Mitch McConnell, një mik i moçëm dhe i rëndësishëm i Kosovës, për pozitën e re të Kryetarit të Senatit dhe Kongresmenin John Boehner për ripërtëritje të mandatit si Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Ceshtja e Kosovës në Amerikë nuk ndahet në vija partiake. Nga republikanët si Bob Dole dhe George Bush e deri tek demokratët si Tom Lantos i ndjerë dhe Bill Clinton, Kosova ka gëzuar partneritet dhe miqësi të pazavendësueshme me të gjitha nivelet qeverisëse amerikane, si dhe me popullin amerikan.

Do të vazhdojmë të punojmë së bashku me Kongresin e ri për agjendën e përbashkët të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe forcimit të lidhjeve bilaterale në mes Kosoves dhe SHBA-ve”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button