Teknologji

WhatsApp tani ka 700 milionë përdorues

WhatsApp është njëri ndër aplikacionet më të famshme për dërgimin e mesazheve, që është në dispozicion në shumicën e platformave mobile. Shërbimi i blerë nga Facebook për një shumë marramendëse prej 19 miliardë dollarësh, tani ka me milionë përdorues aktivë mujor më shumë, se sa më herët.

whatsapp-tani-ka-700-milion-euml-p-euml-rdorues_hdSë fundmi, themeluesi i WhatsApp, Jan Koum ka njoftuar se shërbimi që ai ka zhvilluar, përkatësisht WhatsApp tani ka mbi 700 milionë përdorues mujor aktivë, një rritje kjo prej më shumë se 100 milionë përdoruesve brenda disa muajve.

Koum më tej tha se përdoruesit e aplikacionit të famshëm tani dërgojnë më shumë se 30 miliardë mesazhe në ditë.

Kur ishte blerë nga Facebook vitin e kaluar, WhatsApp kishte 200 milionë përdorues, dhe kjo rritje prej asaj kohë është me të vërtetë për tu vlerësuar shumë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button