PolitikaPresidenciale

Nishani: E vërteta dhe jo sensacioni, referenca e vetme e medias

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, organizoi mesditën e sotme në Presidencë pritjen e përvitshme me përfaqësues të medias shqiptare. Në fillim të saj, Kreu i shtetit i ftoi të pranishmit të mbajnë një minutë heshtje në nderim të viktimave të shkaktuara nga sulmi terrorist në selinë e revistës satirike Charlie Hebdo në Paris.
Presidenti-i-Republikës-Bujar-Nishani-pritje-tradicionale-me-perfaqesues-te-mediave-Foto-Flor-AbaziNë fjalën e tij para gazetarëve, Nishani e vlerësoi vitin që kaloi si ‘intensiv e të mbushur me ngjarje’ duke veçuar peshën e mbajtur nga njerëzit e medias. Ngjarje me tension dhe tragjike, tha Presidenti, janë konsumuar në harkun e vitit që kaloi, por falë jush ato i kanë mbërritur opinionit publik në kohë reale.Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, pritje tradicionale me perfaqesues te mediave Foto Flor Abazi (1)
“Edhe pse na kritikoni shpesh, ne njerëzit që drejtojmë institucionet e vendit dhe të politikës, jam thellësisht i bindur se heshtja juaj do të ishte shqetësim. Për mua ajo është një mundësi më shumë për të shikuar veten në raport me shoqërinë, institucionet, Kushtetutën dhe nevojat e këtij vendi. Jeni ju ata që përmirësoni mënyrën tonë të përditshme të komunikimit, të informimit dhe standardeve demokratike të Shqipërisë sonë”, iu drejtua ai gazetarëve të pranishëm.
Presidenti Nishani në fjalën e tij vlerësoi arritjet e medias në këto 24 vite, e cila, në sajë të investimeve cilësore teknologjike, ka marrë një zhvillim të paimagjinueshëm më parë dhe kjo arritje duhet inkurajuar shtoi ai.
Nishani e konsideroi një obligim të madh të tij që të kontribuojë në garantimin e lirisë së shprehjes. “Ju me fjalët dhe kamerat tuaja posedoni një pushtet dhe përgjegjësi të madhe. Ndaj sa më shumë i shmangeni tundimit për sensacion, duke mbajtur në referencë vetëm të vërtetën, atëhere pushteti juaj që konsiderohet i katërti, bëhet i pari”, iu drejtua Presidenti Nishani gazetarëve. Ai i këshilloi përfaqësuesit e medias që në punën e tyre të respektojnë të drejtën e individit për privaci, duke mos ngatërruar të drejtën private me atë publike. “Vetëm kështu ju shndërroheni në partnerë të besueshëm të shoqërisë dhe avokatë publikë të interesave të saj”, tha ai.
Gjatë pritjes, Presidenti i Republikës nderoi gazetaren Enkelejda Skënderasi (pas vdekjes) me titullin “Për merita të veçanta civile”, me motivacionin ‘Për kryerjen me përkushtim të lartë të detyrës duke sakrifikuar dhe jetën’.
Gazetarja Skënderasi u nda nga jeta disa muaj më parë pas një aksidenti tragjik në rrethin e Korçës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button