Politika

Obama: “Vive la France”, keqardhje dhe solidaritet me popullin francez

Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka shpërdarë në faqen e saj si foto të ditës, çastin kur Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, ka drejtuar mesazhin e solidaritetit, duke shprehur keqardhjen për popullin francez, pas sulmit terrorist ndaj revistës Charlie Hebdo në Paris.

obama999“#‎FOTOEDITES: “Në emër të popullit amerikan, unë shpreh keqardhjen dhe solidaritetin tonë ndaj popullit francez, pas sulmit terrorist në Paris. Si dy aleatë përgjatë shekujve, ne qëndrojmë të bashkuar me vëllezërit tanë francezë, për t’u siguruar që drejtësia të vihet në vend dhe që mënyra jonë e jetesës është e mbrojtur. Ne ecim përpara së bashku, duke e ditur se terrorri kurrë nuk mund të barazohet me lirinë dhe idealet tona – ideale që ndriçojnë botën”.

“Vive la France!” Mesazhi i Presidentit Barack Obama në Librin e Ngushëllimeve të Ambasadës Franceze në Washington”, thuhet në faqen zyrtare të ambasades se SHBA-së në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button