Arte

Kalendari i ri artistik janar-mars në TKOB, premton risi

-Baleti “Coppelia”, “Ballo e Diplomës”, “La Stravaganza”, baleti përmbyllës për vitin 2014, “Risveglio Dell’Umanita”, por edhe dy premiera të pa vëna më parë në skenën shqiptare, do të jenë pjesë e kalendarit të ri artistik në TKOB.

shfaqje-1Ilir Kerni, drejtor i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë, ka prezantuar kalendarin i cili do të përfshijë periudhën janar- mars 2015. Kalendari I ri artistik në TKOB, premton edhe më shumë pasi një risi e këtij sezoni do të jenë orkestrantët, të cilët kësaj here do të jenë protagonistë dhe jo pas kuintave. Ata do të sjellin një cikël koncertesh të titulluar “Klasikët në Opera” dhe do të ngjisin në skenë kompozitorët më të njohur të rrymës klasike si Hyden, Bach, Mozart, Alessandro Rolla.

Në muajin shkurt do të vendosen në skenë dy opera të Tritikut nga Puccini, “Suor Angelica” dhe “Giani Schicci”, të cilat do të sjellin para publikut edhe dy emra mjaft të njohur shqiptarë me famë botërore siç janë sopranoja Ermonela Jaho dhe baritoni Gëzim Myshketa.Në muajin Mars do të vendoset në skenë Opera “Le nozze di Figaro” e Mozart me pjesëmarrjen e sopranos Oriana Kurteshi.

Premierat nuk do të mungojnë as në balet, mes të cilave edhe “La Sylphide”, nga Ilir Kerni, premierë e cila u shfaq muajin e kaluar në Kosovë, e këtij sezon do të vijë në skenën e TKOB.

Në kalendarin e 2015-s, i prezantuar tashmë dhe i publikuar edhe në faqen zyrtare të TKOB datat e koncerteve dhe premierave janë si më poshtë:

JANAR 2015 

8 Janar 2015 – Premiere, Koncert Simfonik (Cikli “Klasikët në opera”)

10 Janar 2015 -Gala Operistike, “Bashkë, me zemër” (Koncert i solistëve të TKOB)

13 Janar 2015 – Baleti “Ballo e Diplomës”

15 Janar 2015 – Koncert Gala “Të rinjtë në opera”

16 Janar 2015 – Koncerti “Muzika e dhomës” Lider-R. Strauss

16 Janar 2015- Baletet “Coppelia” & “La Stravaganza” Modena, Itali

17 Janar 2015-Koncert i Ansamblit Popullor, “Mozaik 2014”

20 & 22 Janar 2015- Baleti “Risveglio Dell’umanità”

23 Janar 2015- Premierë, Cikli “Klasikët në Opera”

24 Janar 2015- 80-vjetori i Gaqo Cakos

25 Janar 2015- Koncert i Ansamblit Popullor “Koncert Vokal-Instrumental”

27 & 28 Janar 2015- Baleti “Coppelia” & “La Stravaganza”

30 Janar 2015- Koncert Simfonik

31 Janar 2015, Ora 19.00- Koncerti “Tre tenorët” Bashkepunim

SHKURT 2015

3 & 4 Shkurt 2015- Baleti Impact & Table

5 Shkurt 2015- Koncert i Ansamblit Popullor “Mbrëmje e Valles Shqiptare” Nr.3

12, 14, 16 Shkurt 2015- Premiere, “Suor Angelica” dhe “Gianni Schicchi” (me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të Ermonela Jaho dhe Gëzim Myshketa)

18 & 20 Shkurt 2015 -Rivënie Operat “Suor Angelica”dhe “Gianni Schicchi”

24 Shkurt 2015- Baleti Impact & Table

25 Shkurt 2015- Koncert i Ansamblit Popullor, “Mbrëmje Baleti”

28 Shkurt 2015- Premierë, Koncert Simfonik “Muzika shqiptare në opera”

MARS 2015

4 Mars 2015- Koncert Ansambli Popullor

13 Mars 2015-Ansamblit Popullor në Elbasan (Festa e Verës)

7 & 8 Mars 2015- Baleti “Coppelia”

9 Mars 2015- Premierë, Koncert me Muzikë Dhome

15, 17, 19, 21 Mars 2015- Premiere, “Le nozze di Figaro” W.A.Mozart

20 Mars 2015-Koncert i Ansamblit Popullor

22 Mars 2015- Koncert Koral A Cappella

27- 28 Mars 2015- Premiere, Baleti “La Sylphide”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button