Muzike

Dy këngët e para të incizuara të Elvis Presleyt shiten 240 mijë dollarë!

Regjistrimi i parë absolut i dy këngëve të para të të ashtuquajturit ”mbreti i muzikës rock” Elvis Presley u shit dje në mbrëmje vonë për 240 000 dollarë në Memfis, pikërisht ditën kur këngëtari i madh kishte edhe 80-vjetorin e lindjes.

aa243Një blerës i panjohur bleu këngët ”My Happiness” dhe ”That’s When Your Heartaches Begin”, këngët e vetme të regjistruara në vitin 1953, kur Presley ishte vetëm 18 vjeç.

”Ky regjistrim filloi karrierën e pandalshme të Presleyt”, tha biografi i tij, Bobbie Ann Mason.

Presley pagoi vetëm katër dollarë për regjistrimin e këngëve të tij në studion ”Memphis Recording Service” si dhuratë për ditëlindjen e nënës së tij.

Elvis Aaron Presley u lind në Tupelo, Misisipi, më 8 janar 1935 dhe vdiq më 16 gusht 1977.

Edhe rreth 40 vjet pas vdekjes, ai mbetet një nga këngëtarët më të shitur në botë.

Deri tani janë shitur 134,5 milionë albume, i dyti pas ”Beatles”-ave me 178 milionë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button