Home / Kosova / Kosova – kurth i pakalueshëm i Serbisë për në BE

Kosova – kurth i pakalueshëm i Serbisë për në BE

Kërkesat për forcimin e pavarësisë së Kosovës, presionet që t’i vihen sanksione Rusisë dhe përpjekjet që të dobësohet Republika Srpska, janë tri sfidat më të mëdha politike të Serbisë në këtë vit.
kosova-kurth-i-pakaluesh-euml-m-i-serbis-euml-p-euml-r-n-euml-be_hdSiç njofton “Novosti” i Beogradit, transmeton Koha.net, kreu shtetëror serb që nga informatat dhe deri te vlerësimet e burimeve analitike e diplomatike, e ka skicuar në tërësi këtë skenar, që gazeta e quan të vështirë e që do t’i servohet gjatë vitit 2015 Serbisë.

Po ashtu figurat udhëheqëse politike serbe tashmë po i përgatisin përgjigjet diplomatike në të gjitha ato që gazeta i quan “kurthe të Serbisë”.

Beogradi vlerëson se sfida e parë dhe më e madhe do të jetë vazhdimi i negociatave me Prishtinën nën mbikëqyrjen e Bashkimit Europian që është paraparë më 9 shkurt.

Qe në këtë takim mund të bëhet fjalë për 12 kushtet e Brukselit për të cilat insiston Berlini e të cilat, thotë gazeta, shkelin neutralitetin e statusit dhe shkojnë në favor të pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa, nga epilogu i këtij vazhdimi të bisedimeve, varet hapja e kapitujve të parë negociues Serbi- BE. Beogradi thotë se do të insistojë që zgjidhja të bëhet në kuadër të Kushtetutës së Serbisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: