Kosova

VV: Pushteti Lokal në Skenderaj është diktatorial

Në Skenderaj ka plot 14 vite që nuk janë mbajtur zgjedhje për komitetet e fshatrave dhe për Bashkësi Lokale. Edhe pse Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka kërkuar qysh para dy vitesh që të përfundohen zgjedhjet, kjo në komunën e Skenderajt nuk ka ndodhur.

vv-pushteti-lokal-n-euml-skenderaj-euml-sht-euml-diktatorial_hdKëtë e ka thënë përmes një komunikate Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, me anë të secilës ka akuzuar Pushtetin komunal të kësaj komune se përgjegjësit që i takojnë Komiteteve të fshatrave ua ka bartur individëve të caktuar, militantëve partiak, që sipas tyre, në këtë mënyrë ata të mund të kontrollojnë çdo veprim të tyre.

Ata po ashtu kanë thënë se kjo gjë është një dëshmi se pushteti lokal në Skenderaj është pushtet diktatorial.

Edhe pse më 27 nëntor të vitit 2014, Kuvendi Komunal ka aprovuar rendin e ditës, ku ndër të tjera ishte edhe pika “Njoftim mbi orarin e mbajtjes së mbledhjeve për zgjedhjen e Komiteteve të fshatrave dhe Bashkësive Lokale”, sipas kësaj lëvizje kjo gjë nuk ka qenë transparente pasi që në të gjitha takimet e organizuara i kanë ftuar vetëm kryetaret e nëndegëve të PDK-së, dhe në këtë formë i kanë “zgjedhur” komitetet e fshatrave.

Përveç tjerash kjo qendër thekson së është kundër këtij lloj seleksionimi, pasi që në këtë mënyrë qytetarët e Skenderajt do të vazhdojnë të mbesin të papërfaqësuar jo vetëm në Komunë, por edhe në fshatrat dhe lagjet e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button