Kosova

Në 14:30 mblidhet Këshilli i LDK-së, emëron zëvendësministrat?

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, do të mblidhet në orën 14:30, ku do t’i caktojë personat që do të emërohen në postet e zëvendësministrave.

n-euml-14-30-mblidhet-k-euml-shilli-i-ldk-s-euml-em-euml-ron-z-euml-vend-euml-sministrat_hdPo ashtu, në këtë mbledhje do të caktohen edhe këshilltarët politik të ministrave, derisa pjesë e diskutimeve do të jenë edhe zgjedhjet e brendshme në parti.

LDK ka në dispozicion rreth 700 kandidatë të cilët janë propozuar nga degët për t’u emëruar zëvendësministra apo këshilltarë.

Në kabinetin qeveritar të drejtuar nga Isa Mustafa, LDK-së do t’i takojnë 19 zëvendësministra dhe rreth 70 këshilltarë të ministrave, raporton KP.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button