Ekonomia

OSHEE shton sportelet për pagesat dhe shërbimin ndaj klientit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), përveç aplikimit të skemave lehtësuese për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura me këste, që përfundon me 28 shkurt 2015, për të përballuar fluksin në rritje të qytetarëve, ka hapur qendra të reja për pagesat e faturave dhe shërbimin ndaj klientit.

kiDeri më tani, OSHEE ka shtuar 28 qendra të reja të Kujdesit ndaj Klientit në të gjithë territorin. Në Tiranë, ku edhe fluksi është i lartë, janë hapur 8 KNK të reja, duke e çuar numrin në total për këtë rajon në 21 qendra.

Bashkë me sportelet e reja të hapura, në total në rang vendi funksionojnë aktualisht 84 qendra të Kujdesit ndaj Klientit. KNK-të janë duke ofruar shërbim me orar të zgjatur deri në mbrëmje, në 7 ditë të javës, për të ju përgjigjur sa më shpejt qytetarëve në kryerjen e veprimeve.

Shoqëria i bën thirrje konsumatorëve të respektojnë akt-marrëveshjet e lidhura për pagesat me këste, duke vijuar njëkohësisht me shlyerjen e faturës korrente dhe debisw, siç parashikon akt-marrëveshja. Mos pagesa e faturës korente ose debisë bën që aktmarrëveshja të bëhet e pavlefshme për këta qytetarë.

Nisur nga kërkesat e vazhdueshme, kompania ripublikon adresat e qendrave ku bëhen likujdimi i faturave dhe shërbimi i Kujdesit ndaj Klientit për rajonin e Tiranës.

Qendrat e Kujdesit në Tiranë dhe arkat  (adresat)

  1. Bulevardi “Gjergj Fishta” (përballë “Hotel Diplomat”)
  2. Rruga “Ferit Xhajko” (pranë Tregut te Medresesë)
  3. Rruga “Ali Demi” (ish-komisariati i policisë)
  4. Komuna e Parisit, Rruga “Abraham Linconln”
  5. Kamëz, rr. Bulevardi Blu, ndertesa 7
  6. Rruga “Don Bosko”,
  7. Sauk – Rruga “Sauk”, Rr. Herman Gmeiner
  8. Rruga “Qemal Stafa”, Prokuroria Përgjithshme
  9. Rruga “Çamëria” (përballë Postës Qendrore)
  10. Rruga “Kombinat”,
  11. Rruga “Pandi Dardha” (Laprakë), prane Lori Caffe
  12. Rruga “21-Dhjetori” (te kryqëzimi), prane Raiffeisen Bank
  13. Rruga “Abdyl Frashëri” (Pranë Librit Universitar)
  14. Unaza e Re, Kashar, Yzberisht, Rruga “Teodor Keko”, Pallatet Romario, Nr. 9, Kati i Parë
  15. Pallati me Shigjeta, Rruga “Irfan Tomini”, Pallati G&P, Kati 1, Tirane
  16. Fresku, Komuna Dajt, Lagjia “Qesarak”, Rruga “Muhamet Deliu”, Pall Nr. Kati i Parë
  17. Drejtoria Rajonale, njësia bashkiake nr.9, Rr. “Reshit Petrela”
  18. Zyrat e njësisë Tirana 1,  njesia Bashkiake Nr.10, Rr. “Mihal Duri”, prane Ministrise se Arsimit
  19. Njësia 2, Adresa: Njesia Bashkiake Nr.1, Rr. “Shemsi Haka”, Prane Kryegjyshates Bektashiane
  20. Njësia 3, Adresa: Autostrada Tirane-Durres, Fushe Mezes, Kashar, tek mbikalimi Kamez, pallati nr.7, kati i pare (Arke)
  21. Bathore, Adresa: Tirane, Kamez, Rruga “Demokracia”, Lagjia Bathore Kamez

Adresat me bold janë qendrat e reja

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button