Politika

Basha: Rama, promovuesi më i madh i krimit në institucionet publike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në rrjetin social, ‘Facebook’ ka akuzuar sot Kryeministrin Edi Rama si promovuesin më të madh të krimit në institucionet publike në historinë e shtetit shqiptar.basha11

“Me përgjegjësi politike dhe morale para vendit, akuzoj sot kryeministrin e vendit si promovuesin më të madh të krimit në institucionet publike, në historinë e shtetit shqiptar. Jam i vetëdijshëm për peshën e akuzës, por ne nuk mundet të fshehim të vërtetën, duam të jemi të ndershëm me popullin tonë. Shqipëria jonë është e vlerës, e të vërtetës dhe e ndershmërisë’ , shkruan Basha.

‘Opinioni publik i njeh fare mire provat që kërkon i akuzuari. 19 nga 83 deputetët e mazhorances vijnë nga një background kriminal. Në historinë e parlamentarizmit botëror nuk mund të gjesh një rast të vetëm kur një lider shumice a pakice, të ketë futur afro 25% të listës se deputetëve me të dhëna kriminale. Kjo mazhorancë mbahet me votat e krimit. Kjo është vetëm fasada e lidhjeve organike rilindje-krim’, thekson Basha.

Detyra jonë, vijon kreu i PD, ‘është ta çlirojmë qeverisjen, politikën dhe shërbimet publike të shqiptarëve nga krimi. Asocimi me krimin është bërë me vullnet të plotë nga i akuzuari dhe ka një kosto të lartë për moralin, trashëgiminë, vlerat, interesat dhe sigurinë kombëtare’.

‘Nuk i njihja për kriminelë – thote Kryeministri – se më sollën dëshminë e penalitetit. A mundet që institucionet më të informuara të vendit siç janë partitë politike dhe liderët e tyre, t’i përzgjedhin deputetët në mënyrë kaq sipërfaqësore!’, shkruan Basha.

‘Kështu e drejton ky njeri edhe qeverinë, kështu e drejton edhe sigurinë e vendit? Si mund t’i gënjesh shqiptarët në këtë mënyrë dhe mos të të zvarget boja?! Nëse vërtet ndjehet i penduar nga deputetët me rekorde kriminale, trafikantët e prostitucionit dhe drogës, pse nuk i tërheq mbështjetjen politike dhe nuk i përjashtom nga grupi i tij parlamentar?’, shtron pyetjen kreu i opozitës.

’Ky është një krim kundër vendit. Një politikan me integritet nuk ia bën këtë padrejtësi qytetarëve dhe vendit të tij. Ky rekord i të keqes na nxin faqen sot dhe nesër. Për këtë një lider nuk do rrinte asnjë orë më shumë në hapësirën publike. Bllofin me dorëheqjen nuk ta pranon kush. Dorëheqja është akt nderi dhe vlerash. Por ky nuk është rasti për pritshmëri të tilla. Një politikan me vlera nuk do krijonte një varësi të tillë bashkëpunimi me krimin’, shkruan Basha.

‘Presioni me padi penale ndaj opozitës është strategji e mafias, është presion për të heshtur. Krimi dhe miqtë e tij në politikë nuk e frikësojnë këtë popull. Do na kenë përballë deri sa të shpëtojmë vendin prej tij. Ne jemi të vendosur në luftën tonë për të pastruar politikën dhe shtetin nga krimi, të vendosur të çlirojmë shtetin dhe shoqërinë nga miqtë e krimit në politikë’, thekson Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button