Politika

Harito-Fleckenstein: Hapa të rëndësishëm me reformën e administratës publike

Raportuesi i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein, gjatë viztës së tij treditore në Tiranë, zhvilloi një takim edhe me Ministren për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito.

HARITOFleckenstein u njoh me hapat e ndërmarra në kuadër të refomës në administratën publike dhe tha se, “Jam i lumtur që mbylla vizitën në Shqipëri me një histori suksesi. Hapa të rëndësishëm dhe domethënës janë bërë me reformën e administratës publike.”

“Për herë të parë në administratën publike realizuam qendërzimin e nëpunësve të administratës dhe gjithashtu zhvilluam konkurset për vendet vakante të shpalluara nga departamenti i administratës publike. Me zhvillimin e konkurseve vendosëm standarte të reja për hyrjen në administratë, standarte të cilat bazohen në transparencë të lartë. Gjithashtu, një qasje e re në administratën publike është edhe Shkolla e Administratës Publike, e cila aktualisht trajnon punonjësit e administratës duke patur një rol kyç në rritjen e kapaciteteve njerëzore”, tha ministrja Harito.

Raporteri i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein gjatë viztëssë tij tre ditore në Tiranë zhvilloi një takim edhe me Ministren për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito
Raporteri i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein gjatë viztëssë tij tre ditore në Tiranë zhvilloi një takim edhe me Ministren për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito

“Kemi akoma shumë punë për të bërë dhë jemi të vendosur të vijojmë më këtë reformë për të rritur cilësinë e kapaciteteve njerëzore dhe për ta bërë administratën një vend të meritokracisë dhe të depolitizimit”, shtoi Harito.

Bashkëbiseduesit folën për vështirësitë e implementimit të ligjit të nëpunësit civil dhe të sfidave që parashtron vijimi i reformës në administratën publike.

Në takim u bisedua gjithashtu mbi hartimin e strategjisë së administratës publike për të cilën janë duke punuar sot departamenti i administratës publike dhe partnerë të tjerë. Strategjia e administratës publike do të reflektojë dhe do të mbështetet në parimet e vendosura për implementimin e mëtejshëm të kësaj reforme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button