Rajoni

Vuçiq: Të qetësohemi për Kosovën

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, mendon se për Kosovën dhe gjithë tjerët duhet “kokat e ftohta” sepse siç thotë ai me “zemrat e nxehta” Kosova disa herë është humbur.

vu-ccedil-iq-t-euml-qet-euml-sohemi-p-euml-r-kosov-euml-n_hd“Ne kemi pranuar jetën në Kosovë dhe mendoj se më shumë se këtë askush nuk mund të na kërkojë. Kemi mundësuar dialogun në nivelin më të lartë, që njerëzit atje të jetojnë normalisht, të kthehen, punojnë, dhe atë të pavarur nga marrëdhëniet politike”, ka thënë Vuçiq për të përditshmen serbe “Blic”.

Megjithëse, siç sqaron ai, është e vështirë dikujt t’ia shpjegosh se është e papranueshme “të shtyhet dikush të pranojë dhunshëm territoret e copëtuara”, transmeton KP.

“Edhe pse, askush zyrtarisht nuk na e ka kërkuar një gjë të tillë, por në çdo rast do të përgjigjemi në këtë pyetje vetëm nëse neve na shtyjnë të bëjmë të panevojshmen. Për neve dhe për të gjithë, kur është fjala për Kosovën, duhet kokat e ftohta, sepse me zemra të nxehta disa herë e kemi humbur”, tha Vuçiq.

Kryeministri serb deklaroi se duhet që të gjithë të kenë pak durim dhe të punojnë më shumë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button