Kosova

Thaçi zhvillon sot në Tiranë vizitën e parë bilaterale në këtë mandat të ri qeverisës

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi zhvillon sot në Tiranë vizitën e parë bilaterale në këtë mandat të ri qeverisës.
Thaci-drejt-TiranesNë një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi shprehet se “në udhëtim prej Parisit drejt Tiranës duke përgatitur fjalimin e ceremonisë së nesërme në Universitetin e Tiranës”.
“Ndihem shumë mirë që vizitën time të parë bilaterale në këtë mandat të ri qeverisës do ta bëj në Republikën e Shqipërisë. Mes çështjeve të ndryshme të rëndësishme që do të diskutoj gjatë takimeve sot, një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet përgatitjes së mbledhjes së dytë mes dy qeverive tona”, thekson Thaçi.
Në Prishtinë janë paralajmëruar edhe vizita tjera e takime ministrash të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërkohë që është njoftur se qeveritë e dy shteteve do takohen sërish në muajin mars 2015, në një mbledhje tjetër të dytë, pas të parës historike të para një viti, në 11 janar 2014, në qytetin e Prizrenit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button