Home / Bota / Vetëvritet kryehetuesi i tragjedisë së Parisit

Vetëvritet kryehetuesi i tragjedisë së Parisit

Inspektori i ngarkuar me hetimin e masakrës në revistën Charlie Hebdo, Fred Erlik, ka kryer vetëvrasje.

kryehetuesiNgjarja ndodhi në zyrën e tij në Limoges, pak pas takimit që Fred kishte me familjen e një prej viktimave. Sipas informacioneve paraprake, Fred bëri vetëvrasje para se të shkruante një raport rreth asaj se çfarë familja e një prej viktimave i rrëfeu atij rreth tragjedisë. Karrierën e tij në polici e filloi në vitin 1997 në Versajë, pastaj u kthye në Limoges, ku që nga viti 2012 shërbeu si zëvendës drejtor i policisë rajonale. Mediat franceze thonë se inspektori 45-vjeçari kishte probleme me depresionin, ndërsa policia njoftoi se zyrtarët plotësisht janë tronditur dhe sepse askush nuk e ka pritur një ngjarje të tillë. Fred është dashur që të udhëheqë hetimet e sulmit ndaj personelit të redaksisë së gazetës satirike Charlie Hebdo, i cili ndodhi më 7 janar, sulm ku u vranë 12 persona.

Leave a Reply

%d bloggers like this: