Bota

Pse emigron shtresa e mesme nga Rusia

Emigrantët i takojnë kryesisht klasës së mesme ruse dhe ata largohen sepse kanë frikë mbi të gjitha prej zhvillimeve të pasigurta në Rusi.

“Kjo është një valë e re”, thotë Sergei Kuznetsov: Jo shumë kohë më parë, ai emigroi bashkë me gruan e tij për në Francë. Ai është shkrimtar dhe ajo psikologe, por përvojat që bënë gjatë emigrimit i nxitën për të filluar me një aktivitet tërësisht të ri. Tani ata këshillojnë njerëz që kanë vendosur të largohen nga Rusia.

Ata themeluan në Facebook komunitetin “Valixhe, stacioni i trenit, ku?” që ka ndërkohë më shumë se 3.000 pasues. Klientët e tyre potencialë janë tashmë në një listë pritjeje. Edhe pse konsultimi që ofrojnë Kuznetsovët kushton 700 euro kërkesa është e madhe. Klientët e tyre i takojnë kryesisht klasës së mesme ruse: njerëz shumë të kualifikuar, pesona që kanë biznese të vogla apo profesionistë të lirë.

Emigrantë të rinj politikë

Sipas Kuznetsovit emigrantët kanë frikë mbi të gjitha prej zhvillimeve të pasigurta në Rusi. Njerëzit janë shumë pesimistë në lidhje me perspektivat ekonomike, arsimin dhe sistemin shëndetësor. Po ashtu në Rusi ata nuk shohin asnjë mundësi për zhvillim profesional. Sergei Kuznetsov thotë se klientët e tij kanë vendosur për të emigruar jashtë vendit në fillim të vitit 2014. “Në fakt, ata nuk duan të emigrojnë, por po emigrojnë tani vetëm për shkak të zhvillimeve politike në vend,” thotë ai. Ky është dallimi kryesor mes “valës së re” dhe emigrantëve të viteve të mëparshme që largoheshin nga Rusia vetëm për arsye ekonomike.

Emigrim për shkak të regjimit të Putinit

Për një punë të mirë jashtë vendit shpreson edhe programuesja Margarita Krasnoselskaya. Në vjeshtë, nëna e tre fëmijëve vendosi të emigrojë bashkë me familjen e saj. Margarita shiti banesën e saj në Moskë dhe i ka vënë paratë në një bankë evropiane. “Tani jam duke pritur për njohjen e kualifikimeve të mia nga autoritetet gjermane. Nëse vendimi është pozitiv, mund të marrim kartën blu dhe të shkojnë në Gjermani,” thotë ajo.

Margarita Krasnoselskaya
Margarita Krasnoselskaya

“Kur Putini deklaroi se ndër ne ka tradhtarë, unë e pashë veten dhe familjen time në rrezik. Ne nuk jemi aktivistë politikë, por as mbështetës të regjimit nuk jemi”, thotë Margarita. Kjo është arsyeja pse ajo do të largohet nga Rusia sa më shpejt të jetë e mundur. Se ku tamam kjo nuk ka shumë rëndësi.

Të prefruara Kanadaja, Australia dhe SHBA

Klientët e Kuznetsovit preferojnë kryesisht vendet tradicionale të emigracionit. Kanadaja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara janë shumë të kërkuara. Por të preferuara janë edhe vendet evropiane si Gjermania apo Franca. Pas tyre vijnë vendet e Evropës Lindore, ku fliten gjuhë sllave dhe ku mbizotërojnë tashmë standardet kryesore evropiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button