Ekonomia

Banka e Shqipërisë: Kredia në lekë u rrit me 10%

Gjatë vitit 2014, kredia në lekë u rrit me 20 miliardë lekë ose 10% me bazë vjetore, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi treguesit ekonomik.

TIRANE, 30.03.2010 - Godina e Banka e Shqipërisë  ATSH.Foto: Agim DobiNë fund të muajit nëntor, kredia në valutë zinte 59.4% të totalit të huasë për ekonominë, nga 61.6% që zinte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ulja e kredisë në valutë dhe orjentimi i huadhënies drejt monedhës vendase Lek, është prej vitesh objektiv i Banksë Qendrore Shqiptare, me qëllim uljen e ekspozimit të sistemit bankar ndaj rrezikut të tërthortë të kursit të këmbimit.

Faktor mjaft i rëndësishëm në ndryshimin e raporteve në kredinë sipas monedhës ka qënë trajektorja e uljes së interesave të lekut. Që nga vitit 2009, kredia në valutë për huamarrësit me të ardhura në lekë llogaritet me koeficientë më të lartë rreziku për bankat. Zhvillimet e fundit ekonomike që pasuan ndikuan edhe më shumë në një kthesë graduale të kreditimit drejt lekut.

Ndërsa deri pak vite më parë, shumë kredimarrës preferonin euron për shkak të interesave ndjeshëm më të ulët, duke marrë përsipër rrezikun e kursit të këmbimit. Por, politika monetare lehtësuese e Bankës së Shqipërisë ka bërë që interesat e lekut të ulen ndjeshëm dhe diferencat me euron të jenë minimale. Në kushtet e sotme, një individ me të ardhura në lekë nuk ka përfitime të mëdha krahasuese për ta marrë kredinë në euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button