Home / Kuriozitete / Shkon në spital me dhimbje shpine, por lind fëmijë. Vajza: Mendoja se isha shëndoshur

Shkon në spital me dhimbje shpine, por lind fëmijë. Vajza: Mendoja se isha shëndoshur

Një vajzë e re nga Massachusetts e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përfunduar në spital me dhimbje shpine, por mjekët i thonë se ajo ishte shtatzënë dhe kishte ardhur koha që të lindte. Kate Kropas, nuk e dinte që kishte mbetur shtatzënë dhe e zbuloi vetëm pasi lindjes së fëmijës.

cnn11-320x179Një ditë ajo u zgjua me dhimbje të forta shpinë dhe iu drejtua spitalit. Në momentin e shtrimit, mjekët i thanë se i kishin shpërthyer ujërat dhe së shpejti do të vinte në jetë fëmija. Katie kur i dëgjoi ata, u trondit.  Nuk kishte asnjë dyshim për shtatzëninë e saj. “Mendova se kisha shtuar në peshë, sidomos në festat e Krishtlindjeve”, -thotë Katie. Ajo nuk duket e mërzitur për sjelljen në jetë të një fëmije.

Veç të tjerash, vajza nuk kishte pasur asnjë simptomë shtatzënie. Mjekët kanë shpjeguar se kjo është një shtatzëni  e”fshehtë”, që ndodh kur femrat e shëndosha nuk kanë një cikël të rregullt menstrual dhe nuk përjetojnë lëvizjet e fetusit. “Çdo vit ne kemi raste të tilla,” -tha Dr Kim Dever, kreu i departamentit Obstetrike të Spitalit Shore Jugut.

Leave a Reply

%d bloggers like this: