Teknologji

Lenovo ndërton robotin Fiebot posaçërisht për selfie

Për kompaninë Lenovo ‘çmenduria selfie’ nuk njeh kufij. Lenovo ka ndërtuar një robot i cili përdoret i shoqëruar nga një smartfon për të shkrepur selfie. Ai quhet Fiebot dhe ngjan më shumë me një tripod me 4 këmbë.

lenovo-selfie-robot-100540046-largeNë pjesën e sipërme të tij mund të vendoset një smartfon i cili me anë të një pulti mund të lëvizë në pozicione të ndryshme sipas komandës së përdoruesit. Ky robot mund të shkrepë dhe pamje panoramike apo të regjistrojë video.

Një karakteristikë tjetër e tij është përdorimi i teknologjisë për njohjen e fytyrës dhe komandave me gjeste. Pra ai mund të përdoret dhe për monitorimin e fëmijëve tuaj gjatë kohës që ju nuk jeni aty.

Pritet që në versionet e ardhshme të këtij roboti të shtohet akoma më shumë karakteristika të reja si folëse dhe një projektor. Fiebot është dizenjuar nga kompania kineze Glasswonder për Lenovo. Ndërkohë kjo kompani po punon mbi modele të reja të këtij roboti. Lenovo nuk ka publikuar ndonjë informacion përsa i përket çmimit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button