Kronika e zeze

Qëllohen me armë vëlla e motër, humb jetën 22-vjeçarja, kapet njëri prej autorëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kuçovën mëngjesin e të martës, ku motër e vëlla të familjes Denaj janë qëlluar me armë, ndërsa vajza fatkeqësisht ka humbur dhe jetën.

diber-albania1-556x350Burime policore njoftojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku tre persona  kanë qëlluar me armë në drejtim të banesës së familjes Denaj dhe për pasojë, vëlla e motër janë plagosur, por vajza me inicialet D.M vetëm 22 vjeç nuk i ka mbijetuar dot plagëve, ndërsa vëllai po lufton me jetën.

Policia me të marrë njoftimin ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke prangosur një 29-vjeçar, Klaus Sakolli ndërsa ka shpallur në kërkim dhe dy personat e tjerë. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, por më herët e Policia e Kuçovës ka nisur hetimet për pistën xhelozisë, pasi vajza dhe familja e saj kishin refuzuar kërkesën për fejesë të njërit prej autorëve, duke kallëzuar edhje në polici ngjarjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button