Kronika

102 vjetori i policisë, Didi: Garantimi i rendit dhe sigurisë për qytetarët, kryefjalë e punës sonë

Policia e Shtetit është në gatishmëri të plotë për të garantuar ligjin dhe të drejtat e çdo qytetari.

Festa-e-Policise-5Kështu deklaroi sot, Kreu i Policisë së Shtetit, Artan Didi gjatë ceremonisë me rastin e 102-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit.

“Uniformat blu do të punojnë me përkushtim për të qenë pranë qytetarit me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për të gjithë. Policia e Shtetit, tha Didi, i shërben qytetarëve në mënyrë të barabartë, duke zbatuar standardet më të mira të bashkëveprimit me qytetarin, si dhe llogaridhënies ndaj tij”.

Festa e Policise (3)Kryepolici Didi në fjalën e tij gjithashtu kujtoi se në këto 102-vjet, Policia e Shtetit ka kaluar shumë sprova dhe në horizont paraqiten objektiva të reja edhe më madhore. “Sot, tha Didi, Policia e Shtetit punon me moton; Sëbashku për një mjedis të sigurt dhe jetë më cilësore në komunitet, prandaj ju garantoj se Policia e Shtetit do të vijoi të garantoi rendin në bazë kushtetutës, në përmbushje të detyrave të ngarkuara nga ligji në bashkëpunim me komunitetin”, vijoi Didi.

Gjatë këtyre ditëve (dje dhe sot) Policia e Shtetit ka realizuar një sër aktivitetesh dhe takimesh me rastin e 102-vjetorit të krijimit të saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button