Kosova

Policia e Kosovës ndërron uniformën dhe logon

Policia e Kosovës shumë shpejtë do të marrë një pamje të re. Uniforma dhe logo të cilën e ka bartur ky institucion për më shumë se dhjetë vite, do të largohen gjatë këtij viti nga përdorimi.

policia-e-kosov-euml-s-nd-euml-rron-uniform-euml-n-dhe-logon_hdGazeta Tribuna ka mësuar se dizajni i ri i uniformës së Policisë ka dallime të mëdha nga ekzistuesja.

Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka thënë për Gazetën Tribuna se, Policia e Kosovës do të fillon që të furnizohet me uniformë të re sipas dizajnit të ri gjatë këtij viti.

“Të gjitha procedurat rreth projektit ‘Furnizim me uniformë të re për Policinë e Kosovës, kanë përfunduar gjatë vitit të kaluar dhe se kontrata është nënshkruar me datë 22 tetor 2014’, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se dizajni i ri i uniformës së Policisë së Kosovës i cili është aprovuar nga Qeveria e Kosovës në qershor të vitit 2013 ka dallime nga ekzistuesja si për nga kualiteti/cilësia i uniformes po ashtu edhe nga dizajni duke përfshirë edhe logot.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button