Home / Arte / Libri / “Pena e Re”, konkursi më ri letrarë përgjatë gjithë vitit

“Pena e Re”, konkursi më ri letrarë përgjatë gjithë vitit

Klubi Letrar “Pena e Re” është iniciativa më e re e organizatës “ICCTW” për të promovuar të gjithë të rinjtë që shkruajnë.

pena-e-reI Can Change The World është një organizatë joqeveritare që promovon iniciativat dhe integrimin ndërmjet njerëzve në Shqipëri.

Ky klub do të organizohet një herë në muaj në formën e një konkursi letrar në tre zhaner; poezi, prozë dhe ese ku nga të gjithë dërgimet do të ketë vetëm 30 – të punime të përzgjedhura, 10 – të punime për çdo kategori.

Në datën 16 – të çdo muaji të vitit 2015 pjesëmarrësit do të mbidhen së bashku për të interpretuar disa punime të tyre ku në çdo takim do të ketë një të ftuar special. Ky konkurs është plan një vjeçar i cili do të mbajë në vete 12 minikonkurse dhe në janar të vitit 2016 do të shpallet fituesi i vitit 2015 për secilën prej kategorive.

Çdo pjesëmarrës do të pajiset me një çertifikatë, ashtu siç edhe fituesit të cilëve do tu jepen dhurata simbolike. Në mbrëmjen Gala të Konkursit një vjeçar “Pena e Artë” do të botohet dhe libri me të gjitha punimet e dërguara në një vit si dhe me një biografi të shkurtër nga çdo pjesëmarrës. Për të qenë pjesë e Klubi Letrar “Pena e Re” duhet të respektoni rregulloren e brendëshme të klubit që do ti dërgohet çdo personi që ka dëshirë të bëhet pjesë e këtij konkursi. Në rast thyerje të rregullores do ketë përjashtime të parevokueshme. Pjesëmarria në këtë konkurs është e lirë.

Detyrimet dhe përfitimet e pjesëmarrësëve për Klubin Letrar “Pena e Re”

Detyrimet:

  1. Publikimi i poezive/prozave/eseve duhet të jenë origjinale të autorëve të rinj, çdo plagjiaturë do të dërgojë në skualifikimin e pjesëmarrësit
  2. Çdo autor mund të konkurojë vetëm me një poezi/prozë/ese në muaj
  3. Çdo autor mund të konkurojë çdo muaj në një nga kategoritë e lartë përmenduara
  4. Çdo poezi/prozë/ese duhet të ketë standartet e gjuhës shqipe letrare duke qenë domosdoshmëri përdorimi i shkronjave “ë” dhe “ç”
  5. Çdo autor mund të konkurojë vetëm në një nga kategoritë në një muaj, por ka të drejtën që në muajt në vijim të konkurojë në fushë tjetër
  6. Çdo autor nëse është një nga të përzgjedhurit e 10 – shes për çdo kategori duhet të jetë i pranishëm datën e takimit të klubit letrar që do të jetë data 16 – të e çdo muaji deri në dhjetor 2015

Përfitimet:

  1. Çdo konkurent përfiton një çertifikatë pjesëmarrje për kategorinë që ka konkuruar në çdo herë që ai përzgjidhet
  2. Çdo konkurent që përzgjidhet fitues në një nga kategoritë merr një dhuratë simbolike dhe është i përzgjedhur automatikisht për të qenë pjesë e natën e gala në përfundim të 12 – të konkurseve
  3. Çdo konkurent bëhet pjesë e librit që do të botohet me të gjithë punimet e tyre letrare për vitin 2015
  4. Çdo autori te ri i jepet mundësia të promovojë librat e tij pa pagesë

Leave a Reply

%d bloggers like this: