Home / Europa / Jep dorëheqjen presidenti, Giorgio Napolitano

Jep dorëheqjen presidenti, Giorgio Napolitano

 Presidenti italian, Giorgio Napolitano, 89 vjeç, dha sot dorëheqjen, njoftoi presidenca e Republikës në një komunikatë të shkurtër.

Giorgio-Napolitano”Napolitano nënshkroi sot në mëngjes aktin  e dorëheqjes nga posti i tij. Sekretari i përgjithshëm i presidencës (…) u ngarkua për t’ia komunikuar zyrtarisht dorëheqjen e presidentit Napolitano krerëve të Senatit, Dhomës së deputetëve dhe Këshillit të Ministrave”, vijon komunikata.

Zgjedhur në vitin 2006 dhe shumë i respektuar në vend, Napolitano u rizgjodh në vitin 2013 pas mosmarrëveshjeve mes partive për një pasardhës, por nuk e fshehu kurrë qëllimin e tij për të lënë funksionin para përfundimit të mandatit shtatëvjeçar në 2020 për shkak të moshës dhe shëndetit.

Gara për gjetjen e një pasardhësi ka nisur që prej mesit të muajit dhjetor, kur Napolitani njoftoi se nuk kishte si qëllim të qëndronte edhe për shumë kohë në krye të vendit duke siguruar se funksioni i tij do të merrte fund në të njëjtën kohë me përfundimin e presidencës italiane të BE-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: