Home / Arte / Film / Filmi shqiptar “Bota” në “Goteborg Film Festival” të Suedisë

Filmi shqiptar “Bota” në “Goteborg Film Festival” të Suedisë

Filmi “Bota” me skenar dhe regji të Iris Elezit dhe Thomas Logorecit, nis vitin 2015 me pjesëmarrje në edicionin e 38-të të “Goteborg Film Festival”.
bota1Edicioni fillon më 23 janar e deri më 5 shkurt, në Suedi. Filmi është bashkëprodhim midis Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë.
“Goteborg Film Festival” radhitet si një ndër festivalet më të mira në botë. Festivali ka shfaqur mbi 500 filma nga 84 shtete të botës, ndërsa gjatë ditëve të festivalit mbahen edhe mbi 40 seminare e diskutime mbi filmin.
Një vit më parë, festivali ndërkombëtar i filmit në Çeki, “Karlovy Vary”, shpalli fituesit e edicionit të 49-të, ndër të cilët, në programin “East of the West” ishte filmi me produksion kosovar, shqiptar dhe italian, “Bota”.
Pas suksesit të tij në Çeki, Francë, Finlandë dhe Gjermani, filmi “Bota”, u shfaq në nëntor për publikun shqiptar në Tiranë, në Kinema Millennium.a-Bota-premiere-e-filmit-ne-tirane-5
Filmi “Bota”, nga regjisorët Iris Elezi dhe Thomas Logoreci, mori çmimin “Fedeora”. Në film luajnë aktorët Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Erand Sojli, Guljelm Radoja dhe Alban Ujkaj. “Bota” është një kafene. Personazhi Juli, e cila mban kafenenë, kujdeset për gjyshen e sëmurë dhe ka shumë probleme financiare, ëndërron të largohet nga ky vend. Mikja e saj Nora, është e përfshirë me pronarin e kafenesë, Benin, i cili është i martuar. Kur pranë kafenesë fillojnë ndërtimet, duket se gjërat do të ndryshojnë për këto personazhe. Historia ndodh në një rajon të harruar ku gjatë regjimit diktatorial në Shqipëri, armiqtë e regjimit u internuan me familjet e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.