Opinion

Urrejtja nuk është fjalë e Zotit tim

 NGA FADIL LEPAJA

Fadil LepajaKa ende njerëz, të cilët mendojnë se krijuesin duhet me e mbrojt, nga fjalët. Me armë. Me u bë ushtarë të Zotit. Nuk besojnë në aftësitë e Zotit për të mbrojtur vetveten. Ata besojnë se Zoti është aq i brishtë sa edhe një humor sado i lehtë, e rrezikon atë, sikur një rreze dielli, që e shkrin brymën. Mjafton një fjalë apo skicë …

Unë nuk do të bëj karikatura, përse të rrezikoj kot! Do t’ju rrëfej dy barsoleta dhe ju tregoni se cilën prej tyre preferoni! Apo mbase e doni një të tretë?!

Ju kujtohet, barsoleta për lepurin, i cili po qeshte me të madhe, ndërkohë që një qen i madh gjahu po e hante? E ai? Ai, hiç! Po qeshte duke mbajtur brinjët.

“Bëj çfarë të duash, se jam çmendur nga frika”, po i thoshte lepuri, zagarit, ndërsa ky i fundit krejtësisht i hutuar, po e pyeste: “A nuk e sheh se po të ha, përse i zbardh dhëmbët?!

Barsoletat nuk janë si prezervativët. Këtë mund ta keni dëgjuar edhe herë të tjera, por një barsoletë mund të përdoret sërish, derisa dikush të (buzë)qeshë.

Pra, ik e ik e ik dhe lepuri apo qytetari, u çmend. Pastaj, qesh e qesh e qesh derisa paraushtarakët të caktojnë një termin me Zotin.

Pra, me një fjalë, na çmendën. Fillimisht i ngritëm duart lart dhe kërkuam mbështetje te Zoti, por këta betohen se me Zotin i kanë punët krejtësisht në vijë. Më mirë se ne.

Lëre fare! Terroristë dhe antiterroristë. Fashistë e komunistë. Ateistë e xhihadistë. E kuptuat? Ku të mbyten qytetarët?!

Kësaj radhe, të dashur lexues, temë e ditës janë ushtarët. Pa ushtarë nuk je fuqi. Të gjithë e kanë biznesin e vet të luftës. Kanë (para)ushtarakët e vet. Ushtarët e shtetit. Ushtarët e Zotit. Ushtarët e kombit. Ushtar

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button