Politika

Agjencia “Presheva Jonë” shpall Kryeministrin Edi Rama “Personalitet të vitit”

Redaksia e agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” ka shpallur sot si “Personalitet të vitit” kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????“Presheva Jonë “ si i vetmi medium në krahinën e Preshevës këtë përzgjedhje e ka bërë për shkak të rolit dhe kontributit të kryeministrit shqiptar për avancimin e proceseve demokratike në Shqipëri, duke shndërruar vendin në një qendër me një rol kyç dhe faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Sipas kësaj agjencie shqiptare në Serbi, ka shumë arsye pse Edi Ramës i dhurohet kjo mirënjohje. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës të vetmen vizitë nga krerët e shqiptarëve në Ballkan deri tani kishin atë të Edi Ramës vitin e kaluar, pikërisht më 11 tetor, i cili edhe u prit si kryeministër nga liderët dhe popullata shqiptare në krahinën e Preshevës”, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

“Presheva Jonë”  shpall ‘Personalitet të Vitit’ z.Rama meqë ai e meriton një mirënjohje të tillë modeste nga Presheva, në këtë rast nga ana e redaksisë sonë, për kontributin dhe angazhimin e tij në avancimin e proceseve demokratike, për lobimin në favor të njohjes së Kosovës si dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Luginës së Preshevës dhe asaj mbarë shqiptare, pas vizitës së tij në Preshevë dhe Beograd. Veç kësaj Rama në Beograd i tha në sy homologut të tij serb, Vuçiç, që ta njohë Kosovën në të mirë të perspektivës së vendit të tij. Ai është personaliteti, njëherësh kryeministri i parë që vizitoi shqiptarët e Preshevës duke ngritur zërin kundër padrejtësive dhe diskriminimit të shqiptarëve etnik në Medvegjë, Bujanovc dhe Preshevë…”, ka deklaruar Kushtrim Maliqi, shef i agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”.

Duhet theksuar se për çdo vit agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” shpall personalitete të Vitit persona që i kontribuojnë çështjes kombëtare. Para katër vitesh “Presheva Jonë” kishte shpallur për personalitet të vitit,  presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey. Në vazhdim kishte shpallur Granit Xhakën, kurse vitin e kaluar Bustin e Skënderbeut në Gjenevë, i ngrirë në akull.

Arsyet e shpalljes si “Personalitet i Vitit” të kryeministrit shqiptar Edi Rama nga redaksia “Presheva Jonë”:

-Edi Rama është i vetmi Kryeministër i Shqipërisë, i cili vizitoi shqiptarët të diskriminuar në Luginën e Preshevës për të përmirësuar gjendjen e tyre. Edi Rama u tha shqiptarëve të Krahinës së Preshevës se nuk jeni të vetëm, duke premtuar që situata e tyre do të përmirësohet me ndihmën e Shqipërisë, duke ecur bashkarisht drejt Evropës.

-Kryeministri Rama ia bëri të qartë Serbisë se Kosova është një vend i pavarur dhe do të mbetet edhe në të ardhmen, që përfaqëson pikëpamjet e shqiptarëve për Pavarësinë e Kosovës. Gjatë kësaj vizite shqiptarët folën me një zë.

– Pas sulmit në Paris, 11 janar 2015, kryeministri shqiptar Rama bëri një vizitë në këtë qendër europiane me liderët fetarë të Shqipërisë krahpërkrah, të cilët dërguan jo vetëm mesazhe paqeje, por edhe i treguan botës një shembull se si një popull (shqiptarët) mund të jetojnë bashkarisht në frymën e tolerancës ndërfetare dhe se paqja është e mundur.

– Frekuenca e takimeve të përbashkëta të mbajtura ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës për të integruar të dy shtetet në një unitet. Shqiptarët kanë nevojë për më shumë integrim dhe liri, jo barriera, për të kapërcyer sfidat e tyre.

– Edi Rama i përgjigjet Vangjel Dules, i cili përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri, gjatë një seance në Parlament, duke e bërë të qartë se Shqipëria respekton Greqinë, minoritetin grek dhe se Himara është tokë shqiptare !  /

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button