Kosova

Vuçiq në Pasjan: Kosova është djepi i Serbisë

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq duke iu drejtuar të pranishmëve në Pasjan, tha se Kosova është djepi i Serbisë.

vu-ccedil-iq-n-euml-pasjan-kosova-euml-sht-euml-djepi-i-serbis-euml_2_hd“Kosova është djepi i Serbisë. Kosovën nuk do ta harrojmë ne si qeveri e Serbisë, do të angazhohemi vazhdimisht që të krijojmë sa më shumë vende pune këtu, sa më shumë mirëqenie për serbët”, ka theksuar Vuçiq.

Ai ndër të tjera tha se Serbia nuk dëshiron që të jetë në konflikt me askënd.

“Ne dëshirojmë të jetojmë me shqiptarët edhe në 100 vjetët e ardhshëm siç ka jetuar 100 vjet më parë”, tha ai.

Ai luti serbët e kësaj ane që për asnjë çmim mos t’i shesin pasuritë e tyre, sepse sipas tij, shitja do të thotë edhe shpërngulje e serbëve, transmeton Indeksonline.

Vuçiq në fund ka thënë “Rroftë Serbia”, ku dhe është shoqëruar me duartrokitje të gjata.

“Më së shumti fëmijë serb lindin në Kosovë, dhe kjo duhet të vazhdojë dhe mos të ndalet me asnjë kusht”, ka thënë ai, pas përurimit të spitalit gjinekologjik në Pasjan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button