Te ndryshme

Ebola dhe jo vetëm, ja viruset më vdekjeprurëse në botë

viruset-vdekjeprurese-1Për numrin e vdekjeve vjetore

  1. HIV-i

Virusi HIV shkakton çdo vit mes 1.6 dhe 1.9 milionë të vdekur, ndërsa në total ka vrarë 25 milionë persona. Ndërkohë, të prekur prej tij në të gjithë botën janë 34 milionë persona, pjesa më e madhe e të cilëve gjendet në Afrikën nënsahariane.

  1. Hepatiti B

Hepatiti vret çdo vit një milion persona. Ndërsa hepatiti i zakonshëm B vret 600 mijë, me një kapacitet infektiv prej 100 herësh më të madh sesa tipologji të tjera.

  1. Gripi

Gripi vret mes 250 mijë dhe 500 mijë persona, pavarësisht vaksinave të panumërta. Në veçanti të goditur për vdekje nga gripi janë regjistruar persona të moshës së tretë, ata të prekur nga patologji të ndryshme dhe fëmijët.

  1. Papiloma

Virusi i papilomës përhapet kryesisht nëpërmjet rrugëve seksuale dhe nga një pjesë e mirë e tumoreve të qafës së mitrës. Ai deri më tani ka arritur që të vrasë 275 mijë persona në vit.

  1. Tërbimi

Tërbimi transmetohet nëpërmjet kontaktit me pështymën e një kafshe të infektuar si lakuriqit të natës, qenit, ujkut dhe dhelprës. Tërbimi vret rreth 55 mijë persona në vit.

Për nga shkalla e vdekshmërisë

  1. Lyssavirus

Lyssavirus përfshin virusin e tërbimit dhe të tjerë Duvenhage dhe Mokola. Raportohen shumë pak raste të tilla infeksioni, por që të gjitha vdekjeprurëse. Edhe në këtë rast lakuriqtë e natës janë shkaktar i të gjitha llojeve të këtij virusi.

  1. Ebola

Famëkeq në këto kohë të fundit, Ebola ka një normë të vdekshmërisë prej 90%. Ajo provokon vdekjen e 9 nga 10 të sëmurë.

  1. Virusi Marburg

Virusi Marburg vret deri në 88% të pacientëve që prek. Ky virus ka marrë emrin e një qyteti gjerman, ku edhe u shfaq në vitin 1967.

  1. Henipavirus

Henipavirus është një tërheqje muskulore që bashkon Hendra, Nipah dhe Cedar, përhapet përmes lakuriqëve të natës dhe vret kafshët shtëpiake, por edhe qeniet njerëzore. Shkalla e vdekshmërisë vërtitet mes 50% dhe 100% të rasteve.

  1. Virusi Lassa

Virusi Lassa shkakton një temperaturë hemorragjike akute, ose të quajtur ndryshe temperaturën Lassa. Ky virus shkakton rreth pesë mijë të vdekur çdo vit dhe ka një shkallë vdekshmërie mbi 50%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button