Kronika e zeze

Tiranë, goditet me grusht pas një sherri, humb jetën tregtari. Arrestohet autori

Një sherr banal mes dy personave, i cili ka nisur fillimisht me fjalë dhe ka vazhduar me grushte, ka përfunduar tragjikisht për njërin prej tyre.

viktima1Ngjarja ka ndodhur në hyrje të tregut “Çam”, ku Azem Duraku, 56 vjeç, është konfliktuar me një person që sipas policisë quhet Florian Keta.

Ky i fundit, pasi është grindur verbalisht me tregtarin, e ka goditur me grusht Durakun, i cili sipas policisë ka vdekur pasi i është përplasur koka në beton.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe e ka arrestuar Florian Ketën si autor të dyshuar të vrasjes vetëm pak minuta pas asaj që kishte ndodhur.

Mësohet se ka qenë një patrullë e policisë “Shqiponja” ajo që ka vënë në pranga personin që ka goditur për vdekje tregtarin 56-vjeçar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button