roze

Sienna Miller tregon vështirësitë e hasura pas të bërit nënë

Thuajse të gjitha femrat e konsiderojnë atë si momentin më magjik të jetës së tyre, e këtu bëhet fjalë për të qenin nënë e një fëmije. Por, ka edhe nga ato që lodhen së tepërmi me mëmësinë.

1421175701milerri-10000Ky është rasti i aktores Sienna Miller, e cila tregon se sa të vështirë e ka pasur të mësohet me faktin e të qenit nënë e Marlowe, 2 vjeç.

E veshur me një stil tepër të thjeshtë, me xhaketë mbi një kanotiere ngjyrë gri, me xhinse blu e të ngushta dhe me këpucë me qafë, ajo dukej rrugëve të Nju Jork Sitit si një grua në kontroll të gjithçkaje.

Por, 33-vjeçarja tha se procesi i të bërit nënë ishte tepër i vështirë për t’u përballuar, pas lindjes së vajzës së saj të vetme. Dy vite më parë, e fejuara e Tom Sturridge, dëshironte asgjë më shumë se sa një lindje natyrale. E megjithatë ajo përfundoi në një proces tepër të dhimbshëm prej 27 orësh, në fund të të cilit iu desh patjetër ndërhyrja çezariane, përpara se sa Marlowe të vinte në jetë.

“Gjatë lindjes gjërat nuk shkuan siç duhej, për të mos thënë gjithçka shkoi keq. Doja me zemër që lindjen ta bëja natyrale, por përfundova në një situatë emergjence duke iu nënshtruar kirurgjisë”.

“Është diçka shokuese, sigurisht, por disa femra e konsiderojnë si tepër të lehtë. Me mua ndodhi e kundërta”. Por bjondja, e cila mori pjesë edhe në ceremoninë e “Golden Globes”, pranon se eksperienca e saj si prind erdhi si me porosi për rolin e saj në filmin e fundit me regji të Clint Eastëood, ku Sienna luan rolin e mamasë Taya Kyle.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button