Politika

Meta: FRESSH krijoi alternativën e së ardhmes të Shqipërisë, solli tolerancë dhe bashkëpunim

Eshte përkujtuar sot 23- vjetori i krijimit te FRESSH, ku moren pjese Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, politikanë dhe figura të shquara që dhanë kontribut në krijimin e rinisë socialiste.

meta4Fjalën e hapjes e mbajti, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili vlerësoi kontributin e të rinjve socialiste dhe i konsideroi ata njerëzit e ndryshimit, pasi ata ishin antikomunistët e parë për të rrëzuar diktaturën dhe më pas ndërtuan të majtën në vend.

Meta në fjalën e tij, u shpreh se “ Ishte koha kur e djathta ishte në një revansh dhe efori të jashtëzakonshme në trendin e saj, por koha tregoi se themeluesit e FRESSH nuk ishin të çmendur, por të guximshëm dhe vizionare, sepse për pak muaj, situata politike ndryshoi në mënyrë esenciale dhe vitet kaluan dhe Partia Socialiste u rigjinerua dhe u bë një alternativë e së ardhmes dhe Forumi i Rinisë Socialiste qe dha kontributin e vet pati një meritë historike, krijoi një alternativë të së ardhmes me bindje, pasion e idealizëm dhe ishte fat, jo vetëm për PS-në, por dhe Shqipërinë. Rinia Socialiste dha kontribut të jashtëzakonshëm për të frenuar instalimin e një regjimi diktatorial në emër të gjoja antikomunizmit”.

“Ishte një kohë tjetër kur eurosocialistët dhunoheshin dhe burgoseshin, por ata luftuan dhe ia dolën për Shqipërinë. 23 vjet më parë në këtë sallë kishte dhe të rinjë nga Kosova, të cilët ishin themelues të FRESSH të Shqipërisë. Ishte një rast i rralle i FRESSH ai i Haki Morines, i burgosuar nga regjimi i Milloshevicit, të fliste dhe të jepte besim në këtë salle, kur në atë kohë akuzohej nga e djathta se kishte shitur Kosovën dhe interesat kombëtare. Koha është për ata që guxojnë dhe shohin lartë. Vetëm gjashtë vjetë më pas, ky kosovar do bashkohej me UCK-ne dhe Shqipëria drejtohej nga eurosocialisti Pandeli Majko”, u shpreh Meta.

Meta solli në vëmendje një fakt të rëndësishëm historik, duke pohuar se “Në të gjithë vendet ish- komuniste u krijuan rinitë komuniste, ndërsa në Shqipëri u krijua një rini socialiste që nuk kishte lidhje me rininë komuniste, por me të rinjë që ishin aktive ne lëvizjen e dhjetorit në rrëzimin e diktaturës. Kjo lëvizje solli tolerancën dhe bashkëpunimin dhe ne e kemi konsideruar oponencë brenda PS-së”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button