Europa

MI5-a fillon rekrutimin e fëmijëve si agjentë sekretë

Shërbimi britanik i sigurisë, MI5 ka filluar operacionin ”Petra” për të frymëzuar nxënësit e shkollave që të bëhen agjentë, njoftoi sot media lokale.

aa287Ky shërbim është bashkuar me televizionin e fëmijëve, CBBC, për të treguar mënyrën sesi rekrutohen oficerët e shërbimeve sekrete.

Për herë të parë në historinë e tij 105-vjeçare, ky shërbim do të lejojë edhe filmime brenda selisë së tij londineze.

Fëmijë të moshave nga 8-14 vjeç do të aplikojnë nëpërmjet programit mjaft popullor ”Blue Peter” për t’u bërë kandidatë të mundshëm nëpërmjet sfidave fizike dhe psiqike nëse kanë aftësitë e nevojshme për t’u rekrutuar si agjentë sekretë.

Identiteti i MI5-ës u zbulua vetëm në vitin 1992, kur ai u bë i njohur publikisht.

Një vit më vonë, Stella Rimington, e para grua drejtuese e këtij shërbimi, u shndërrua në agjentin e parë sekret që pozonte hapur para kamerave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button