Politika

Doda: Familja po përpiqet të mbrojë krimet e diktatorit Hoxha, jo të nipit trafikant droge

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda, shënjestron familjen e diktatorit Hoxha, pasi i del në mbrojtje anëtarit të familjes, Ermal Hoxha, i arrestuar për trafik droge me pretekstin se arrestimi i tij është bërë për të denigruar Enver Hoxhën.

Deputetja-e-PD-se-Mesila-Doda-ARKIV“Familja e të akuazuarit për narkotrafik, Ermal Hoxha, reagon sot dhe thotë se akuzat bëhën për të diskredituar emrin e Enver Hoxhës. Me sa duket, pafytyrësia nuk paska fund për disa njerëz. Besoj se nuk ka asnjë nevojë për të diskredituar akoma emrin e Enver Hoxhës, sepse nuk ka asnjë personazh tjetër më të zi e më të urrryer në historinë e shtetit shqiptar, si njeriu që e privoi këtë vend nga gjysmë shekulli histori normale njerëzore, si njeriu që vrau e dogji kombin e vet, shkak edhe sot që ky vend vazhdon te mbetet peng i komunisteve dhe krimit. Të mbrohesh pas një mostre diktatori të vdekur është edhe me keq dhe me e pamoralshme se të justifikosh krimin ordiner”, shkruan Doda.

Doda, në vijim të komentit të saj hedh pralelizim mes nipit të diktatorit Enver Hoxha që trafikon drogë dhe mbesës së Mysine Kokalarit, që kandidon për deputet në Suedi, duke pohuar se “Krimi me sa duket, është bërë një kostum që i shkon për shtat brez pas brezi disa njerezve. Përkundër kësaj, me vijnë nder mend qindra shembuj pinjollësh të dyerve të nderuara te ketij vendi, te cilet pasi u rriten internimeve e burgjeve, sepse gjyshi kriminel kishte vendosur t’i shprishte ADN ketij vendi dhe te zhdukte çdo pjesëz të memorjes historike, sot jane shembuj te shkelqyer në Evrope dhe në botë, në art, shkence e politike. Mbesa e Musine Kokalarit kandidon për deputete ne Suedi, nipi i Enver Hoxhes kandidon për trafiqe në Shqipëri. Shkoi haka te i zoti. Bari nuk behet dot lis dhe horri nuk behet dot fis”, shprehet ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button