Politika

Paloka: Besojmë te bashkëpunimi i mazhorancës

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka patur në mbledhjen e kryetarëve të grupeve, dy kërkesa, atë të dekriminalizimit të parlamentit dhe institucioneve shteterore dhe zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

PalokaPaloka, pasi doli sot nga takimi në Konferencën e Kryetareve, dha një deklaratë për medias, ku u shpreh se “Ne vazhdojmë të kemi përparësi dekriminalizimin dhe ngjarjet e kohëve të fundit po e nxjerrin si të tillë ae në qëndër të vëmendjes në Shqipëri. Çeshtja tjetër është ajo e nënshkruar në marrëveshje lidhur me zbatimin e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese dhe të komisioneve hetimore. Sot nuk patëm një përgjigje nga mazhoranca, pasi ka një periudhe prej dhjetë ditësh që duhet për të shqyrtuar kjo kërkesë, por besoj se nuk do të ketë kundërshtime, pasi është gjeja më normale, ndersa në të kundër do të kishim shprehje të një vullneti kundër marrveshjes, por e përsëris se nuk do të ketë reagime të tilla”.

“Shpresojmë të fillojmë punën sa me shpejt. Në Partinë Demokratike janë ngritur tashmë grupet që po shohin dhe shqyrtojnë legjislacionin lidhur me keto dy ceshtje. Besoj se do të këmi bashkëpunimin e mazhorancës dhe komisionet të ecin shpejt”, u shpreh Paloka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button