Kosova

Haliti: Masakra e Reçakut–vula e krimit të barbarisë serbe

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, tha të enjten se masakra e Raçakut i ka dhënë vulë krimeve barbare serbe.

haliti-masakra-e-re-ccedil-akut-ndash-vula-e-krimit-t-euml-barbaris-euml-serbe_hd“Më 15 janar të vitit 1999 forcat ushtarake e policore serbe, vranë e masakruan 45 civilë shqiptarë, burra e gra, pleq e fëmijë, banorë të fshatit Reçak të Komunës së Shtimes. Ky krim kundër njerëzimit, i përhapur me shpejtësi përmes mediave të guximshme ndërkombëtare, alarmoi fuqishëm botën demokratike amerikane dhe evropiane për tmerrin dhe gjenocidin që po ushtrohej ndaj civilëve shqiptarë, dhe shënoi kthesë të fortë historike për Kosovën dhe të ardhmen e saj”, ka shkruar Haliti në Facebook.

Sipas tij, vitet, dekadat e as shekujt nuk do të mund ta shlyejnë nga kujtesa historike, kombëtare dhe ndërkombëtare, masakrën e Reçakut, vulën e krimit të barbarisë serbe ndaj popullit shqiptar.

“Përkujtimi i saj, nderimi i të rënëve dhe përkujdesa ndaj familjeve të tyre, paraqet në radhë të parë vlerësim, nderim dhe respekt ndaj lirisë që gëzojmë tani si dhe na motivon në angazhimet tona, si qytetarë dhe institucione, për një të ardhme edhe më dinjitoze të vendit dhe Kombit tonë”, thekson Haliti.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button