Home / Arte / Koncert Gala “Të rinjtë në Opera”

Koncert Gala “Të rinjtë në Opera”

Mbrëmja e sotme në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, do të jetë “Mbremje Gala”, e cila do të ngjisë në skenë ora 19:00, zërat e rinj të muzikes operistike.

Të-rinjtë-në-OperaKëngëtarë e rinj, të cilët do të jenë e ardhmja e operas në vend, në dirigjimin e mjeshtrit Edmond Doko dhe shoqërimin e orkestrës simfonike, do të intepretojnë gjatë mbrëmjes pjesë nga repertori i Mozart dhe i bashkekohësve të tij.

Solistët Fatjon Mesiti (bariton), Ivana Hoxha (mezzosoprano), Enkelejda Kamani (soprano), Marina Kurti (mezzosoprano), Erinda Agolli (soprano), Antonio Zefi (bariton), Gjylie Pelingu (soprano nga Ulqini) janë emrat e talenteve të rinj që do të intepretojnë një program mjaft të ngjeshur artistik.

Programin do ta çeli Orkestra Simfonike e TKOB-së me uverturen e W. A. Mozart – Opera “La Clemenza di Tito”, program ky i cili do të vijojë me sopranon nga Ulqini Gjyle Pelingu, e cila do të intepretojë nga  A. Mozart “Dove sono I bei momenti” Aria e Konteshës Opera “Le nozze di Figaro” – Akt III.

Fatjon Mesiti, Ivana Hoxha, Erinda Agolli, Marina Kurti, Antonio Zefi, dhe Enkelejda Kamani do vijojnë programin, i cili eshte si më poshtë:

 Mozart –” Vedro mentr’io sospiro” Aria e Kontit Opera “Le Nozze di Figaro” – Akti III, Interpreton: Fatjon Mesiti.

Mozart –“Voi che sapete” Aria e Cherubino Opera “Le nozze di Figaro” – Akt II, Interpreton: Ivana Hoxha

Mozart –“Sull’ aria” Duettino – (Kontesha –Suzana) Opera “Le nozze di Figaro” – Akt III, Interpretojnë: Enkelejda Kamani, Gjylie Pelingu

Rossini – “Il vecchiotto cerca moglie” Aria e Bertës, Opera “Il barbiere di Seviglia”- Akt II, Interpreton: Ivana Hoxha

Uverture G. Donizetti – Opera “La Figlia del reggimento”, Interpreton: Orkestra Simfonike e TKOB

Mozart –“Die Konigin der Nacht”Aria e Mbretëreshës së natës Opera “Die Zauberflote” – “ Flauti Magjik” – Akt II, Interpreton: Erinda Agolli

G.Donizetti – “Fia dunque vero!….O mio Fernando…Scrito e in cielo mio”, Aria e Leonorës Opera “La Favorita”- Akti III, Interpreton: Marina Kurti

G.Rossini – “Resta immobile, e ver la terra” Aria e Vilhelm Telit, Opera “Vilhelm Teli”- Akti III, Interpreton: Antonio Zefi

V.Bellini – “Eccomi in lieta veste”…-“Oh quante volte ti chiedo”- Aria e Xhulietes Opera “Capuleti e i Montecchi” – Akti I, Interpreton: Enkelejda Kamani

G.Rossini – “Una voce poco fa “ Kavatina e Rozinës Opera “Il Barbiere di Siviglia” – Akti I, Interpreton: Erinda Agolli

Offenbach -“Barcarola” – “Belle nuit, o nuit , o nuit d’amour”, Opera “The Tales of Hoffmann” – “Përrallat e Hofmanit” – Akt II, Interpretojnë: Enkelejda Kamani, Marina Kurti

Leave a Reply

%d bloggers like this: