Ekonomia

“Tirana Business Park”, projekti më i madh gjerman

 “Tirana Business Park”, një projekt gjigand gjerman i Ballkanit Perëndimor që ofron të nesërmen sot. Ky është projekti më i madh privat gjerman në Shqipëri, investim i kompanisë “Lindner Group” që arrin në vlerën 100 milionë euro.

ooooooooooooo“Tirana Business Park” do të ofrojë 15 ndërtesa të cilat do të jenë zyra për bizneset si dhe 2 ndërtesa shumëkatëshe parkimi.

Pozicioni gjeografik i “Tirana Business Park” është shumë i përshtatëshëm për të gjitha bizneset, pasi ofron mundësi qasje për transportin rrugor, ajror e detar.  “Tirana Business Park” është vizitur nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë,  Erjon Veliaj, ambasadori gjerman, Helmut Hoffman, Sekretari i Përgjithshëm i Shtetit gjerman, Asmussen, të cilët jo vetëm vleresuan iniciativën, por edhe faktin që ky projekt pritet të punësojë me mijra njerëz.
Menaxheri i përgjithshëm i “Lindner Grup”, Michael Ulmer, është ndalur në disa nga pikat më të rëndësishme që sjell “Tirana Business Park” për shoqërinë shqiptare.
“Ky është një model i ri, jo vetëm thjesht ambjente për disa zyra, por është një qytet brenda qytetit. Pra bizneset kanë mundësi që të krijojnë sinergji brenda këtyre zyrave. Ajo që e ndryshon “Tirana Business Park” nga të tjerat është fakti që ndodhemi pranë aeroportit, nuk jemi brenda në qytete, rrethinat janë me gjelbërim, ajri nuk është i ndotur. Si zhvillues e ndërtues gjermane sjellim një standart tjetër që është i drejtuar nga perëndimi. Ofrojmë këto zyra ashtu siç i kërkon tregu perëndimor. Hapesirat standarte për zyrat, ndërtesat, kanë një gjeometri të vetën. projektiiiiËshtë shumë e rëndësishme që kjo që ne ofrojmë pasi për kompanitë që do të vijnë ofrojme një fleksibilitet, kështu këto kompani mund të kërkojnë zyra më të mëdha, më të vogla ose dhe të krijojnë biznesin e tyre në këto zyra. Pra, ne ju ofrojmë atë që ju duhet”, deklaroi Michael Ulmer.
“Jam vërtet krenar z.Ulmer për atë që keni bërë këtu edhe pse e di që është diçka që e keni bërë edhe më parë. Modeli i një biznesi familjar, që është i mbështetur në ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, në fakt janë shtyllat e ekonomisë gjermane. Keni një dedikim të jashtëzakonshëm dhe pavarsisht që merrni përfitimet jeni shumë të mirë për t’ju përshtatur rrethanave të tregut. Por, një gjë shumë e rendësishme është që ju mund të veproni në nivel global, pra të keni shumë të punësuar në botë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Shtetit gjerman, Asmussen.
Me një eksperiencë më shumë se 50- vjeçare, si një ndër aktorët kryesorë të tregut europian në fushën e ndërtimit, ka provuar se ky është një model i suksesshëm bisnezi.
“Tirana Business Park” sjell si risi ndërthurjen e projektit me natyrën duke krijuar një qytet të gjelbërt brenda qytetit. Në këtë mënyrë, “Tirana Business Park” është zgjidhja e parë dhe më e mirë që ofrohet për të motivuar punonjësit e kompanive duke ndërthurur biznesin& natyrën. Ky projekt është konceptuar në 5 faza dhe faza e parë ka nisur në gusht të vitit 2012 dhe kap vlerën e 20 milionë euro për ndërtimin e tri objekteve.
I gjithë projekti i “Tirana Business Park” pritet që të përfundojë në vitin 2022. Në përfundim të fazës së parë klientët e “Tirana Business Park” do të përjetojnë konceptet e zbatuara në projekt të të urbanistikës, arkitekturës, peisazhit dhe infrastrukturës. “Tirana Business Park” do të ndryshojë mënyrën e të bërit biznes në vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button