Politika

Harito: Shqipëria hap të rëndësishëm në fushën e administratës publike

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Miliena Harito, u shpreh se “Shqipëria ka bërë një hap vërtet të rëndësishëm në fushën e administratës publike, hap që fillon me një nga tre ligjet që ishte kusht për marrjen e statusit”.

Ministrja-Milena-Harito-Foto-Flor-Abazaj-ATSH-4-525x350E pranishme në një bashkëbisedim televiziv, ministrja Harito theksoi se, ligji i ri për Administatën Publike solli që institucionet t’i shpallin vetë vendet vakante që kanë dhe Departamenti i Administratës Publike vendos të njëjtat standarde për të gjithë.

Me këtë formulë hapëm 113 vende të reja pune permes aplikimi “on line”, tha Harito, ndërsa duke u ndalur tek puna e qeverisë dhe e dikasterit që drejton, u shpreh se jemi në një moment historik për Shqipërinë.

Ajo shtoi se është vendosur që për hir të transparencës, provimet me gojë për në administratë të filmohen, me qëllim që të rishikohen nëse kandidatët kanë ankesa. Ndërsa, duke folur në planin personal, ministrja tha se është një njeri që sheh vetëm përpara.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button