Muzike

“Mbrëmje Richard Strauss” në hollin e koncerteve në TKOB

Sot në hollin e koncerteve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ne ora 19:00, do te organizohet mbremja “Ruhe Meine Seel”. Artistet Sonila Baboçi – soprano, Ardita Bufaj – piano, violinçelisti – Mario Guralumi, do të intepretojnë gjatë mbrëmjes 12 këngë të ciklit Lider nga kompozitori i madh Richard Strauss.

ardita-bufaj-ftesa“Zueignung”, “Nichts”, “Allerseelen” “Himkehr”, “Du meines Herzens Krönelein”, “Ach Lieb, ich muss nun scheiden”, “Ach Weh mir unglückhaftem mann”, “Ruhe Meine Seele”, “Morgen”, “Nachtgang”, “Traum durch die Dämmerung” dhe“Die nacht” do të jenë pjesët që do të intepretohen në program nga Baboçi, Bufaj dhe Guralumi.

Koncerti do të nisë me Apres un Réve (Trois melodie Op. 7 Nr 1) – Gabriel faure – violonçel dhe piano, dhe Vocalise (Op 34 Nr 14) – S. Rachmaninoff – violonçel dhe piano.

Richard Georg Strauss (11 Qershor 1864 – 8 Shtator 1949) është një kompozitor shumë I njohur gjerman që I përket fundit të periudhës romantike dhe fillimit të periudhës moderne. Ai është I njohur për operat e tij “Der Rosenkavalier” dhe “Salome”, për ciklin Lieder si dhe për poemat dhe punët orkestrale si Metamorfoza (kjo e fundit është shfaqur premierë në TKOB në Qershor të 2014). Strauss ishte gjithashtu një dirigjent shumë I njohur në Gjermani dhe Austri.

Strauss, ashtu si Gustav Mahler, janë edhe përfaqësuesit e fundit të romanticizmit gjerman pas Richard Wagner.

Lieder është një cikël që përmban 40 këngë, ku midis tyre më të njohurat janë Morgen, Ruhe Meine Seele, Die Nacht, Zueignung, Ach Lieb, ich muss nun scheiden, etj (pjesë që do të jenë pjesë e repertorit të Koncertit). Në 1948, Strauss shkroi edhe punën e tij të fundit, “4 këngët e Fundit” për soprano dhe orkestër. Thuhet që ai ia dedikoi ato Kristen Flagsad dhe ishte pikërisht ajo që i interpretoi për herë të parë. Këto këngë të Strauss-it janë interpretuar vazhdimisht dhe konsiderohen nga muzikologët si kryevepra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button