Ekonomia

Pse nuk ulet nafta? Braçe: Ja e vërteta!

Deputeti socialist Erjon Brace është gjithmonë prezent në komunikimin me fansat në rrjetin social, Facebook.

Erion-BraceTema këtë radhë ka qenë nafta pasi lexuesit e tij në FB i janë ankuar për një problem që po habit çdo shqiptar. Nafta ka rënë pikatë në bursa dhe është ulur shumë në çdo vend të rajonit. Në Shqipëri ulja ka qenë shumë e vogël dhe analistët thonë se këtu ka ndikuar sidomos fakti që qeveria e takson shumë këtë produkt jetik për ekonominë dhe për qytetarët. Por nëse për një litër naftë, qeveria merr mbi 60 përqind të shumës si taksë, Erion Braçe thotë se këtë e kanë bërë për të dekurajuar konsumin e naftës. Më pas, më poshtë në postimin e tij, ai thotë se çmimi i naftës duhet ulur pasi “është jetike që ekonomia kombëtare dhe familjare ta ndjejnë në buxhetet e tyre këtë ulje”. Braçe madje shprehet se tregu nuk është konkurrues. “Ka të dhëna të besueshme që tregu është shumë shumë i përqendruar; 5 kompani- ndër të cilat dy çifte kompanish kanë të njejtët aksionerë, pra praktikisht 3 kompani zotërojnë mbi 70% të tregut të tregtimit të naftës,” shkruan Braçe.

Ja postimi i plotë në Facebook

DUHET THENE E VERTETA!! Ne tre muajt e fundit, kohe kur cmimet e naftes nisen te bien rrufeshem, kam degjuar shume dhe nga gjithkush; I pranoj nje pjese te tyre, pra: Qe cmimi i naftes ne burse nuk eshte cmimi i naftes ne rafineri, Qe cmimi i naftes ne burse, cmimi i naftes ne rafineri nuk eshte cmimi i naftes ne portet shqiptare, Qe cmimi i naftes ne burse, cmimi i naftes ne rafineri, cmimi i naftes ne portet shqiptare nuk eshte cmimi i naftes ne pompe; Por edhe me shume; Qe cmimi fundor i ka te tre elementet kyc, pra cmimin e produktit te importuar, taksen, kursin e kembimit por edhe shpenzime te tjera qe vijne si pasoje e kapaciteteve te pamjaftueshme pritese te importeve, Qe taksat jane te larta dhe kjo ka qene zgjedhja jone per te dekurajuar konsumin e naftes.

Por, ne asnje rast nuk kam degjuar te thuhet troc dhe hapur: KA DHE NJE ARSYE TE MADHE QE CMIMET E NAFTES NE POMPE NUK KANE REFLEKTUAR PLOTESISHT ULJEN E CMIMEVE TE NAFTES: TREGU NUK FUNKSIONON AS I LIRE E AS KONKURUES!! Ka te dhena te besueshme qe tregu eshte shume shume i perqendruar; 5 kompani-nder te cilat dy cifte kompanish kane te njejtet aksionere, pra praktikisht 3 kompani, zoterojne mbi 70% te tregut te tregtimit te naftes; 3 kompani zoterojne thuajse te gjithe tregun e benzines. Ka gjithashtu te dhena te besueshme se te gjitha keto kompani, zevendesojne njera tjetren ne operacione tregtare, blejne e shesin nga njera tjetra, percaktojne cmime duke ndryshuar nga njera tjetra ne shume pak diference; Mbi te gjitha; Percaktojne cmime te padrejta, duke perfshire edhe cmimet eksesive te cilat jane dukshem cmimet qe vleresohen se nuk kane nje lidhje racionale me vleren ekonomike te produktit!! Per te arritur deri ketu kane ndihmuar qarte;

Nje ligj qe i ka krijuar mundesine kompanive te tregtimit me shumice te karburanteve te kene edhe kompanite e tyre te tregtimit me pakice;

Nje udhezim per qellime te administrimit fiskal, i cili, i percakton kompanite e pakices si agjent te kompanive me shumice, i jep te drejten kompanive te shumices qe te percaktojne cmimin e shitjes me pakice te naftes e benzines ne pompe, madje i detyron kompanite e pakices te mos ndryshojne kete cmim, perndryshe gjobiten rende; Keshtu konkurenca e pamundur per shkak te perqendrimit te larte te tregut, nuk egziston fare ne pjesen e poshtme te tij, atje tek pompat e naftes e benzines!! Ne te gjithe kete treg te perqendruar ka edhe nje problem te fundit; Norma e fitimit eshte e larte!! Dua ta them se udhezimi ne fuqi eshte i firmosur nga ish ministri i Financave ne vitin 2008, eshte goditur nga Autoriteti i Konkurences ne vitin 2009, por kerkush nuk e ka ndryshuar!! Ky eshte thjesht fakt, nuk mund te jete shfajesim!!

Thene kete, dua rte shtoj: Institucionet pergjegjese te qeverise nuk mund te bejne me menjane; duhet te zgjohen, te marrin pergjegjesi per te cliruar tregun, kthyer konkurencen e rregullin ne te; Institucionet pergjegjese te qeverise te marrin pergjegjesine per te ndryshuar ligjet dhe udhezimet per kete treg ne permbushje te detyrimit te mesiperm; institucionet pergjegjese te qeverise te rikthehen forte me qellim fiskalizimin e plote te tregut te karburanteve; Institucionet pergjegjese te qeverise te rikthehen forte ne treg per te vendosur e kontrolluar plotesisht me ne fund cilesine dhe sasine e karburantit te tregtuar ne cdo pompe. Pas kesaj, detyrimisht mbikqyrim dhe analizojme eshte reflektuar plotesisht ulja e cmimit te karburanteve ne kete vend apo jo!! Kush e merr te thjeshte gabon; Por kjo eshte jetike qe ekonomia kombetare te perfitoje nga ulja e cmimeve te karburanteve rritjen reale dhe ekonomite familjare ta ndjejne ne buxhetet e tyre kete!!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button