Rajoni

Greqia nuk e përjashton njohjen e Kosovës

Shefja e Zyrës Diplomatike të Greqisë në Kosovë, ambasadorja Konstantina Athanassiadou, tha se shteti i saj ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por nuk e përjashton një mundësi.
greke3“Në princip nuk e përjashtojmë njohjen”, tha Athanassiadou, në një ligjëratë para studentëve të kolegjit AAB. Ajo tha se nga pesë vendet që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, Greqia është vendi që ka qenë më fleksibël.
Athanassiadou shtoi se Greqia edhe pse nuk e ka njohur Kosovën, e ka ndihmuar për anëtarësimin në shumë organizata ndërkombëtare.
Ambasadorja Athanassiadou ka përmendur anëtarësimin e Kosovës në FMN në vitin 2009, ku Greqia kishte votuar pro, ndërsa në vitin 2011 kishte përkrahur anëtarësimin në BERZH.
Diplomatja greke tha se “Kosova ka një përspektivë euroatlantike, të cilën shteti i saj do ta përkrah”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button