Rajoni

“Informer”: Presidentja kroate lidhje me një agjent serb, ja fotot e videos intime

Gazeta serbe “Informer” ka publikuar sot disa fotografi, në të cilat pretendohet se shfaqet presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, në momente intime me ish-të dashurin e saj, i cili sipas gazetës është një agjent serb.

kolinda0Një ditë më parë, “Informer” paralajmëroi se shërbimi sekret kroat ishte në panik, pasi kishte zbuluar se Serbia dispononte video intime të lidhjes jashtëmartesore të presidentes kroate me një agjent të shërbimit sekret serb, gjatë vitit 2013, kur ajo punonte në Bruksel si ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Në shkrimin e sotëm, që u cilësua nga gazeta si “ekskluzivitet botëror”, u publikuan disa fotografi, ku shfaqet një grua bionde e ngjashme me presidenten, por që realisht është aktorja e filmave për të rritur Diamond Foxxx.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button