roze

Oscar, i nëntëmbëdhjeti nominim për Meryl Streep

Meryl Streep do të jetë kandidate për një çmim Oscar për herë të 19 në karrierë. Aktorja 65-vjeçare kësaj here është nominuar në kategorinë e aktores më të mirë joprotagoniste për interpretimin e saj në filmin muzikal ‘Into The Woods’.

1421432506streep-merylStreep do të ketë si rivale në këtë kategori Patricia Arquette (Boyhood), Emma Stone (Birdman), Laura Dern (Wild) dhe Keira Knightley (The Imitation Game).

Aktorja veterane, e cila në film tregon talentin e saj muzikor, shpreson të fitojë një çmim Oscar për herë të katërt.

Më parë ka fituar Oscar si aktorja më e mirë protagoniste në vitet 1983 (Sophie’s Choice) dhe 2012 (The Iron Lady), ndërsa në vitin 1980 fitoi një Oscar si aktorja më e mirë joprotagoniste (‘Kramer vs. Kramer).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button