Europa

Ndërpritet shërbimi hekurudhor në tunelin e La Manshit për shkak të pranisë së tymit

Shërbimi në tunelin e La Manshit, që lidh Britaninë e Madhe me Evropën kontinentale me tren, u ndërpre pas tymit të detektuar në një nga linjat hekurudhore, njoftoi sot operatori i këtij shërbimi.

aa298“Jemi shumë të keqardhur, por ne nuk jemi në gjendje që shërbimi hekurudhor të jetë gati për sot, pasi Eurotuneli është mbyllur për shkak të pranisë së tymit në veri të tij”, thuhet në një deklaratë të ”Groupe Eurotunnel SA”.

“Nëse keni vendosur të udhëtoni, do t’ju luteshim ta shtynit udhëtimin dhe të mos vinit në stacionet tona”, shtohet në të.

Për shkak të zjarreve, shërbimi hekurudhor në këtë tunel është ndërprerë shumë herë përgjatë viteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button