Kosova

Qeveria e Kosovës miraton propozimin për ndryshimin e ligjit për Trepçën

Seanca e Kuvendit të Kosovës për shqyrtimin e parë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, i cili do të ruajë ndërmarrjen Trepça nga likuidimi, e thirrur për sot në orën 10:00 ende nuk ka filluar, ndërkohë që një orë më parë është mbledhur qeveria kosovare. Një numër i vogël i deputetëve ka mbërritur në sallën e seancave plenare të Kuvendit kosovar.
kosova-p-euml-rshpejton-hapat-p-euml-r-pranimin-n-euml-k-euml-shillin-e-evrop-euml-s_hdSipas raportimeve të medias në këto momente, qeveria ka miratuar projektligjin për ndërmarrjet publike me dy nene të ndryshuara. Nuk dihet ende se për çfarë ndryshime bëhet fjalë, por ky ligj pritet të dalë para Kuvendit për miratim.
Burime të Express thonë se projektligji ka pësuar ndryshime ku ka të bëjë me Trepçën pas presioneve të Beogradit.

Sipas KosovaPress, kryeministri Mustafa gjatë mbledhjes së qeverisë u shpreh se “më lejoni të hap mbledhjen e shtatë të Qeverisë së Kosovës dhe të propozoj për rend të ditës shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit me numër 04/L-35 për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre. Nuk kishim shqyrtuar sot pika të ndryshme, sepse jemi të lidhur me seancën e Kvendit , por iu propozoj që vetëm ta shqyrtojmë këtë pikë”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci duke dhënë shpjegime për këtë pikë të rendit të ditës tha se “me ndryshimin e këtyre dy neve të caktuara, do të rregullohen më mirë afatet kohore të dorëzimit dhe zbatimit të këtyre planeve për riorganizim”.
“Më lejoni që para jush të paraqes projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 04/L-035 për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre. Duke pasur parasysh problematikën e krijuar me afatet kohore të zbatimit të planeve për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, ne kemi parë të arsyeshme që të bëjmë plotësim-ndryshimin e Ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasurisë së tyre, në mënyrë që t’i rregullojmë më mirë afatet kohore të dorëzimit dhe zbatimit të këtyre planeve për riorganizim. Ne i kemi bërë dy ndryshime, të dy nene të caktuara, me të cilat këto periudha kohore rregullohen shumë më mirë, prandaj iu ftoj që ta miratojmë këtë Projektligj”, u shpreh Stavileci.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button