Politika

Bushati në Singapor, nënshkruan “Marrëveshjen për Shërbimin Ajror”

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Singapor, në fokus të të cilës është zhvillimi i dialogut politik dhe intensifikimi i bashkëpunimit ekonomik me Singaporin, si një nga vendet më të zhvilluara aziatike dhe me potenciale të fuqishme në investime.

unnamed-224Gjatë kësaj vizite Ministri Bushati u prit në takim nga Kryeministri i Singaporit, z. Lee Hsien Loong, Ministri i Jashtëm, z. Kasivisëanathan Shanmugam, si dhe zhvilloi takime me Drejtorin Ekzekutiv të Bordit të Turizmit, z. John Conceicao, Presidentin e Korporatës së Investimeve Qeveritare të Singaporit (GIC), z. Lim Siong Guan, dhe me Kryetarin e Federatës së Biznesit të Singaporit, z. Ho Meng Kit.

inistri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Singapor,

Në takimin me Kryeministrin Lee Hsien Loong u vlerësuan marrëdhëniet e mira ekzistuese dhe u theksua nevoja e intensifikimit të tyre. Ministri Bushati theksoi se Shqipëria ka një pozitë strategjike në Ballkan dhe është një portë hyrëse për investimet e huaja.

Në takimin me Ministrin e Jashtëm të Singaporit palët diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe forcimin e tij, veçanërisht në fushën ekonomike dhe tregtare, si dhe u diskutua mbi zhvillimet në rajon. Ministri Bushati vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve dhe theksoi rëndësinë që ato të zhvillohen më tej në të ardhmen.  Ai vlerësoi asistencën dhe ndihmën e vazhdueshme që Singapori i ka dhënë Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve të administratës shqiptare.

inistri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Singapor,

Bashkëbiseduesit vlerësuan se bashkëpunimi ekonomik përbën një potencial që mund të shfrytëzohet më mirë, në interes të  të dy vendeve, ndaj duhet punuar nga të më shumë për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë për investime. Në këtë kuadër, palët evidentuan se duhet të konsiderohet mbajtja e forumeve të biznesit, të cilat jo vetëm do të krijojnë njohjen e mundësive që ofrojnë dy vendet, por do të sjellin më afër edhe komunitetet e biznesit.

Ministri Bushati kërkoi nga homologu i tij njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Singapori, duke vlerësuar se Kosova është një realitet që njihet nga një numër i konsiderueshëm vendesh dhe pavarësia e saj ka rritur stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

inistri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Singapor,

Në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, pas takimit dy Ministrat e Punëve të Jashtme nënshkruan “Marrëveshjen për Shërbimin Ajror”.

Gjatë vizitës në Singapor, Ministri Bushati zhvilloi takime me Bordin e Turizmit, Dhomën e Biznesit si dhe me Presidentin e Kompanisë GIC. Gjatë këtyre takimeve Ministri Bushati bëri një ekspoze të klimës së investimeve në vendin tonë, pikave dhe sektorëve kyç të industrisë dhe ekonomisë, për të cilat Shqipëria ofron shumë lehtësira  investimi.

inistri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati po zhvillon një vizitë zyrtare në Singapor,

Gjatë ditës së dytë të vizitës në Singapor Ministri Bushati do të takohet dhe me Kryetaren e Parlamentit të Singaporit znj. Halimah Yacob.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button